Kirill Nikollov, me nofkën Dizella /Nafta/, u përfshi në fushatën bamirëse për grumbullimin e mjeteve për rimëkëmbjen e shtëpisë turistike “Ambarica” në zemrën e malit Stara Pllanina. Kirill Nikollov u bë i njohur për provën e tij të suksesshme për të shënuar rekord në vrapimin në itinerarin më të gjatë turistik në Bullgari, midis majave malore Kom dhe Emine. Ai e arriti qëllimin e vet – të vrapojë 600 kilometra në majën e malit Stara Pllanina për më pak se 5 ditë, me të cilën, siç vetë ai thotë, kaloi “përtej kufirit të mundësive të veta”. Me pjesëmarrjen e vet në fushatën bamirëse Kirill Nikollov – Dizella, shpreson se së shpejti do të grumbullojë bashkë me entuziastët e tjerë, mjetet e domosdoshme për rimëkëmbjen e shtëpisë së njohur turistike “Ambarica”, e cila në vazhdim të gjysmë shekulli ishte shtëpia malore e mijëra turistëve.