Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Prof. Bozhidar Manov: “Kinemaja bullgare është pjesë nga horizonti kulturor i shoqërisë sonë moderne”

Автор:
БНР Новини
Снимка: Bulfoto

Një nga fushatat më interesante gjatë vitit të kaluar u lidh me jubileun 100 vjeçar të kinemasë bullgare. Gjatë janarit të vitit 1915 në Sofje u mbajt paraqitja e parë publike e komedisë “Bëllgarani është galant” në të cilën skenarist, regjisor dhe interpretues i rolit kryesor është Vasill Gendov. Ai vuri themelet edhe të Filmotekës Kombëtare, të Lidhjes se Kineastëve. 100 vjet pas këtij prezantimi, një film i ri dokumentar –“Vasill Gendov – mit dhe realitet” prezanton pionierin në kinemanë tonë artistike. Shiriti është vetëm pjesë nga shfaqjet e shumta, lidhur me përvjetorin. Ja se çfarë tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë kritiku kinematografik prof. Bozhidar Manov:

“I gjithë viti kaloi nën shenjën e 100 vjetorit të kinemasë bullgare, një sërë institucionesh kulturore u përfshinë në këtë pasqyrim. Akademia Bullgare e Filmit, kur jepte dekoratat e veta, vuri një aksent të posaçëm jubile. Kurse Televizioni Kombëtar Bullgar bëri dy formate shumë të suksesshme. I pari “Këpucët lustër të kinemasë bullgare” ishte për 100 filma të luajtur artistikë, të cilët spektatorët i zgjodhën dhe pas kësaj i klasifikuan në preferencat e veta. Në formatin e dytë – “Këpucët lustër të kinemasë dokumentare”, i cili midis të tjerave po vazhdon akoma, transmetohen 20 krijimet më të mira dokumentare. Në këtë mënyrë i gjithë opinioni shoqëror ishte i vënë në dijeni për jubileun e rëndësishëm kulturor. Do të shtoj një korrigjim të domosdoshëm. Gjithmonë saktësoj: U mbushën 100 vjet të kinemasë sonë artistike. Sepse 5-6 vjet më përpara, në vitin 1909-1910 janë krijuar filmat tanë të parë dokumentarë, të cilët nuk duhet t’i harrojmë dhe kështu të shkurtojmë historinë e kinemasë bullgare.”

Jubileu e mobilizoi shoqërinë filmuese. Shtëpia e Kinemasë ishte vendi për një klub diskutimi me autograf, i cili prezantonte titujt e dashur vendas dhe autorët e tyre. Publiku – kryesisht rinor, kishte mundësi të mësojë fakte të panjohura për krijimin e filmave, të dëgjojë analizën e kritikëve të njohur. Festivalet e mëdha të filmave “Trëndafili i Artë” dhe “Dashuria është çmenduri” ishin të shoqëruar me diskutime të shumta. Ngjarja më e madhe kinematografike tek ne – Sofja Fillm Fest, tregoi 2 zgjedhje me shirita. E para ishte me filma klasikë bullgarë, të krijuar deri tek ndryshimet e vitit 1989, kurse tjetra – me krijime të kinemasë sonë të re pas vitit 1990.

“Në Sofje Filmoteka Kombëtare Bullgare prezantoi në kinemanë “Odeon” një cikël xhirimesh si të filmave premierë, ashtu dhe të filmave të vjetër nga fondet e saj. Me fjalë të tjera, të gjitha ngjarjet e ngjashme përfshinë në praktikë të gjithë bashkësinë kinematografike. Këto janë më shumë se 2-3 mijë veta profesionalistë, të cilët nën një ose tjetër formë morën pjesë në pasqyrimin e këtij jubileu, me qenë se pa dyshim sot kinemaja bullgare është një nga shtyllat kulturore të shoqërisë sonë moderne dhe forcimi i saj është detyrë e të gjithëve. Dhe prandaj unë personalisht jam i kënaqur se ky përvjetor tregoi përpjekjet e kinemasë moderne bullgare të jetë vazhdues i veprimtarisë se Vasill Gendovit dhe të pionierëve nga vitet e tij të hershme.”

Revista “Kino” – organ i Lidhjes së Kineastëve Bullgarë, gjatë gjithë vitit dilte me tekste shumë të vlefshme për jubileun – historike, analitike, juridike. Kurse Akademia Kombëtare për Artin Teatral dhe Filmues ishte mikpritëse e një konference të madhe “Kinemaja Bullgare – 100 vjet pas fillimit”. Raportet prej saj janë të botuara në një përmbledhje, nënvizon Bozhidar Manov.

“E gëzueshme është se pikërisht në përvjetorin e 100 të kinemasë sonë artistike, dy nga filmat tanë – “Fatzinjtë” dhe “Zhytja e qytetit Sozopoll” – i pari i Ivajllo Hristovit, kurse i dyti i Kostadin Bonevit, kishin një shpërndarje shumë të suksesshme ndërkombëtare me dekorata të autoritetshme prej festivaleve. Shpresoj se si gjatë vitit të kaluar me një financim suplementar shteti ndihmojë jubileun, kështu dhe në vitin e tanishëm dhe gjatë viteve të ardhshme ai do të ndihmojë prodhimin e filmave, shpërndarjen e tyre përfshi dhe jashtë kufirit. Sepse ky nuk është një interes privat të një bashkësie profesionale, e cila denjësisht të shënojë jubileun e vet 100 vjeçar, por një pjesë nga horizonti kulturor i tërë shoqërisë moderne bullgare.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени