Zgjedhjet muzikore të legjendës së radio eterit bullgar Toma Sprostranov formuan shijen muzikore të shumë brezave. I preferuari nga adhuruesit bullgarë të muzikës, transmetonte në eter interpretime dhe ekzekutime, të cilët publiku kërkonte, por nuk gjente asgjëkund.
Që nga fëmijëria ai mbante korrespondencë me njerëz të mbarë botës dhe prej tyre merrte pllaka të gramafonit. Kështu arriti të grumbullojë një koleksion të pasur dhe të larmishëm muzikor, koleksion të cilin mezi ndonjëri tjetër mund të pronësonte në erën e socializmit. Megjithë që në atë kohë regjimi nuk lejonte udhëtime të shumta, ai e kishte të drejtën të udhëtojë në Perëndim, sepse ishte i martuar për anglezen Xhudit. Çdo herë kur kthehej nga Anglia, mbante me veten jo më pak se sa 100 pllaka të gramafonit me muzikë të larmishme. Krahas kësaj më e mira nga muzika, që krijohej prapa Perdes së Hekurt të quajtur nga regjimi i atëhershëm “dekadente” ai arriti të transmetonte në eter.
Bashkëbisedues gojëmbël me njohuri enciklopedike për jetën muzikore botërore në gjinitë pop, rok dhe xhaz, ai prezanton çdo interpretues ashtu, që të shndërrojë në muzikantë të preferuar nga publiku. Në sajë të Toma Sprostranovit në eterin e Radios Kombëtare Bullgare për herë të parë u dëgjuan grupet “Bijtëlls”, “Roling Stouns”, “Shedouz”, “Enimëlls” e shumë, shumë të tjerë.
Vitet e para të demokracisë, situata u ndryshua dhe vetëm në transmetimet e tij, krahas muzikës tjetër, mund të dëgjohej muzikë ruse, e cila për redaktorët e tjerë muzikorë sikur u bë tabu. Toma Sprostranovi gjithnjë qëndron në krye, sepse është redaktor muzikor jo për nga arsimi, por për nga profesioni. Ai u bë drejtues i programeve muzikore të Radios së Pllovdivit përderisa studionte në Institutin e Bujqësisë në qytetin Pllovdiv. Pak më vonë u ftua në Radion e Sofjes. Në vitet 90-të të shekullit XX merrte pjesë edhe në emisionet e redaksisë bullgare të BBC. Mirëpo, le të mos shpejtojmë... 4 janari i vitit 1979 mbetet një datë e paharrueshme për të. Kjo është data e lindjes së fëmijës së tij të tretë – së bijës Marija. Kjo është data, në të cilën në programin “Horizont” u dëgjua edicioni i parë i transmetimit të njohur muzikor “Nota në pulsim” (“Pulsirashti noti”), i cili edhe më sot ka popullaritet.
Cila është formula e suksesit, e pyetëm drejtuesin legjendar?
“Nuk më pëlqen proverbi “E njohura është e dashura”. Shumë redaktorë muzikorë në programet e tyre preferojnë të dëgjohen vepra të dashura dhe të preferuara. Mirëpo, unë në programin “Nota në pulsim” transmetoj vepra, për të cilat mendoj, se do të bëhen të dashura. Kështu pa dashje fillova të imponoj shijen time muzikore. Kurrë nuk do të harroj redaktorët muzikorë, me të cilët kam punuar. Orë të tëra me radhë në fonotekën e radios dëgjuam incizime të ndryshme, që të zgjedhim cilat nga këngët e albumeve të ndryshme të prezantojmë.”
Në sajë të iniciativës së tij në skenën bullgare dolën shumë muzikantë me famë botërore. Ndër ta ishte edhe Tina Tërnari.
“Lexova shumë revista – tregon Toma Sprostranovi. – Kur zbulova, se Tina Tërnër u nda me Ajk Tërnërin dhe mori katër fëmijët – dy të përbashkëta dhe dy nga martesa e tij e parë, se ajo jeton te një shoqe të saj, i propozova zëvendës kryeredaktorit të atëhershëm të redaksisë muzikore të Radios Kombëtare Bullgare Deço Tarallezhkov të ftojmë Tina Tërnërin. Ajo erdhi dhe këndoi për një honorar tepër të vogël, edhe kompania bullgare e incizimeve “Ballkanton” bëri një pllakë të gramafonit, e cila nuk e ka në ndonjë vend tjetër.”
Një bashkëbisedues magjepsës, Toma Sprostranov tregon edhe histori qesharake nga takimet e tij me yjet e skenës botërore. Njëra prej tyre ka të bëjë me muzikantin e njohur Sting:
“Një herë kur isha në Angli në shtëpinë e një miku tim në rrezet e bjeshkës Hempsted Hijt, u zgjova herët në mëngjes. Kur dola në oborr pash, se një nga fqinjët krasiste trëndafilat. Dhe pasi jam agronom për nga arsimi i thërrita “E, më në fund të shikoj, që një njeri në Angli të krasitë lulet e thara. Këtu shikoj trëndafila të prashitura, por asnjeri nuk krasitë lulet e thara. Kjo është pengesë për lulëzimin e burbuqeve të reja”. Njeriu ngriti kokën dhe mezi atëherë pash, se ky ishte Sting. Pas kohe ai kishte koncert në Bullgari. Desha të bëj intervistë me të dhe kur u takuam më pyeti: “A ju di nga diku. A njihemi nga diku?” i kujtova kësaj ndodhie. Ai mbeti shumë i habitur, se jam gazetar, por nuk i kamë bërë ndonjë pyetje atëherë. I shpjegova, se tani do të kompensoj” – kthehet në kujtimet e tij Toma Sprostranovi.
Sot në pragun e ditëlindjes së 75-të, e cila bie gjatë verës më 14 gusht, Toma Sprostranovi vazhdon të drejtojë programet e tij muzikore, iu gëzon tri fëmijëve dhe tetë nipave dhe mbesave, vizatimet e të cilëve argëtuese plotësojnë defterët e tij. Krahas kësaj kujdeset për shoqen dhe redaktoren muzikore Gergana Llazarova, e cila është e sëmurë nga Alchajmeri. E pyetëmçfarë është për të jeta?
“Çfarë është jeta? Në radhë të parë jeta është që njeriu të jetë shëndosh dhe gjallë. Të kapërcejë të gjitha peripecitë me guxim, që t’u ndihmojë të tjerëve, shëndeti i të cilëve nuk është aq i mirë. Jeta është atë, të cilën vet ti e bën për veten, por në të njëjtën kohë është edhe atë, që të sjellë kësmeti. Krahas kësaj mendoj, se jeta është për të gëzuar çdo ditë. Edhe të mos besoni megjithë angazhimet e shumta, që kam këto ditë dy herë pastrova dëborën para shtëpisë sime. Kështu që jeta është edhe të pastrojë borën ashtu, që asnjeri të mos rrëzohet para shtëpisë sime. Jeta mund të sjellë gëzim, edhe kur punon.”
Aktualisht në lidhje me ditëlindjen e 75-të të Toma Sprostranovit në Pallatin Kombëtar të Kulturës po përgatitet një koncert i madh me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur bullgarë, si edhe botimi i albumeve muzikore me “100 këngët më të dashura të Toma Sprostranovit”. Ju ofrojmë katër prej tyre!