Në Sofje përvjetori i tetë i pavarësisë së Kosovës u shënua edhe me një aktivitet kulturor, organizuar nga Ambasada e Kosovës. Piktorja e njohur Mjellma Goranci Firzi paraqiti ekspozitën personale “Ndër lule”. Artistja kosovare inspirohet nga e bukura, natyra, lulet, njerëzit pozitivë. Pikturat e saj dallohem me stil unik, me teknika të kombinuara, me energji të ngjyrave plot jetë.
Mjellma Goranci Firzi është e angazhuar në mënyrë aktive në jetën artistike të Kosovës dhe të regjionit. Veprat e saj janë paraqitur në ekspozita të ndryshme në Prishtinë, Prizren, Tiranë, Shkup, Beograd etj. Ajo punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe si skenografe në RTK.
Fotografitë janë ofruar nga Mjellma Goranci Firzi