Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bllokadat kufitare me Greqinë sikur po ndërlikohen

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Sot në Greqi priten bisedimet e radhës të Kryeministrit Cipras me fermerët protestues, të cilët bllokojnë kufirin me Bullgarinë. Më shumë se një muaji komunikacionet rrugore midis dy shteteve nuk janë normale. Fermerët bllokojnë me ndërprerje të shkurtra, herë pjesërisht, herë plotësisht transitin e mallrave dhe njerëzve në drejtim të Bullgarisë, në kundërshtim me normat e BE për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Në përgjigje transportuesit bullgarë gjithashtu bllokojnë transitin. Ndërhyrje të qeverive për zgjidhjen e problemit në nivel dypalësh nuk ka, në qoftë se nuk merret në konsideratë tre bisedimet telefonike pa rezultat të Kryeministrit Borisov me homologun e tij grek Cipras dhe disa tentativat gjithashtu pa rezultat të Ministrit të Transportit Ivajllo Moskovski për dialog me autoritetet regjionale të fqinjës sonë jugore. Qeveria në Sofje denoncoi në KE për problemin, por tani për tani rezultat nuk ka. Për Brukselin siç duket me rëndësi është të zgjidhen problemet financiare-ekonomike dhe me migracionin, lidhur me Greqinë, se sa problemet e saj me Bullgarinë. KE nuk disponon mekanizëm për rregullimin e problemeve të këtij karakteri. Ndërkohë problemi filloi të ndërlikohet...

Pas takimit me Ministrin e Transportit Ivajllo Moskovski dhe me Ministrin e Jashtëm Daniell Mitov transportuesit bullgarë kërcënuan Greqinë me kundërbllokadë nëpër tërë kufirin, nëse deri të hënën lëvizja e lirë drejt fqinjës sonë jugore nuk do të rivendoset. Asociacioni bullgar i bashkimeve të transportit automobilistik paralajmëroi gjithashtu, se në qoftë se problemi nuk do të zgjidhet deri ditën e hënë, do të bllokojë kufirin për prodhimin bujqësor nga Greqia, përfshi edhe atë që vjen përmes Maqedonisë. Efekti i kësaj mase do të prekë bashkimet e fermerëve, të cilët bllokojnë transitin nga pala greke. Por bllokada do të ketë edhe gjatë Pashkëve dhe gjatë verës, jo vetëm për mallra, por edhe për njerëz. Në këtë mënyrë konflikti do të thellohet edhe më shumë dhe do të ndikojë mbi turizmin në fqinjën tonë jugore.

Nga ana tjetër, bllokimi eventual i transportit të mallrave bujqësore greke përmes kufirit me Maqedoninë do të ishte një transferim i problemit të dyanshëm lidhur me lëvizjen e lirë të mallrave midis Bullgarisë dhe Greqisë, mbi një shtet të tretë. Dhe kjo bëhet në moment, kur vetë ky shtet – Maqedonia, ka probleme të ashpra nëpër kufirin me Greqinë, lidhur me fluksin e refugjatëve. Në qoftë se problemi internacionalizohet me gjithë se pjesërisht me përfshirjen e Maqedonisë, Bullgaria nuk mund të presë asgjë të mirë edhe për shkak të marrëdhënieve të saj delikate me këtë shtet.

Në fakt problemi tashmë është i internacionalizuar, sepse në fillim të javës Ministritë bullgare të Transportit dhe të Punëve të Jashtme i lajmëruan me shkrim të gjitha shtetet në BE, se ka vështirësi në kalimin e pikave të kontrollit kufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe u rekomanduan, ata vetë të vlerësojnë a të përdorin këtë itinerar. Problemi kufitar me Greqinë tashmë nuk është i dyanshëm dhe nuk mund të shtyhet më. Por tentativat për zgjidhjen e tij nëpërmjet kundërbllokadave spontane ose sanksioneve të transportueseve nga pala bullgare nuk çojnë në zgjidhjen e problemit në një të ardhme të afërt. Çojnë në kërkesa të pafund për dëmshpërblime nga pala greke dhe në humbje kohe nëpër gjykatat. Jo sanksione dhe kundërsanksione, por zgjidhje të pranueshme reciprokisht nga ana e qeverive, jo nga ana e transportuesve, është drejtimi i duhur për kapërcimin e konfliktit përpara shndërrimit të tij në një luftë tregtare.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени