Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shengen – shkop apo karotë

Автор:
БНР Новини
Снимка: EPA/BGNES

KE mendon, se Bullgaria dhe Rumania kanë zbatuar të gjitha kërkesat për aderim në zonën Shengen. Këtë e deklaroi zëdhënësja e KE Mina Andreeva. “Sipas mendimit tonë Bullgaria dhe Rumania tashmë janë gati t’i bashkohen hapësirës Shengen. Tani duhet të merret vendimi unanim nga shtetet-anëtare të BE”, shton Andreeva, siç e citojnë agjencitë informative. Vallë, a është ky lajm ose déjà-vu. Që në fund të vitit 2013 Kryetari i mëparshëm i KE Barozu ishte detyruar të shpallë, se Bullgaria dhe Rumania nuk do të aterohen në Shengen nga 1 janari i vitit 2014. Gjermania, Holanda dhe Franca atëherë u shpallën kundër synimit të dy shteteve për aderim në zonën e lëvizjes së lirë në kuadrin e BE. Edhe atëherë Brukseli zyrtar pohonte, se Bullgaria dhe Rumania janë gati për aderim. Në fakt ky akt i aderimit në Shengen është lidhur me regjimin e monitorimit nga ana e partnerëve dhe me hartimin e raporteve të këtij monitorimi. Deficitet në sistemin e pa reformuar gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit ishin momentet kryesore të kritikës në këto raporte, të cilët vazhdimisht shpallin një farë përparim, por të pamjaftueshëm. Gjithmonë ishte theksuar, se mekanizmi i monitorimit nuk duhet të lidhet me aderimin në Shengen. Por, sipas Holandës, Bullgaria mund të aderohet në Shengen vetëm pas dy raporteve pozitive!

Në fakt rreziqet e shteteve nga klubi i të pasurve ishin lidhur me imigrimin eventual masiv dhe pasojat për sistemin e tyre social.

Sipas studimeve të ndryshme, pikërisht emigrantët bullgarë në pjesën e tyre dërmuese nuk janë barrë për sistemet e tyre sociale, përkundrazi ata duke u përfshirë në tregun e punës dhe duke paguar tatime janë të integruar në ekonomitë e këtyre shteteve. Edhe një gjë tjetër luaji rol negativ në rebusin e Shengenit – fakti, se nga fillimi i vitit 2014 u hoqën kufizimet për numrin e imigrantëve nga vendet anëtare të reja të BE, por me këtë erdhi frika, se fluksi në kohën e krizës do të krijojë shqetësime të tepërta.

Pas kësaj në të vërtetë erdhi fluksi – fluksi i refugjatëve! U bë e qartë, se Evropa demokratike nuk është gati për një fenomen të tillë dhe parimet e Shengenit u bënë tepër hezituese. Bile u arrit në situatën që në nivel të lartë të dëgjohen fjalë për heqjen e Marrëveshjes së Shengenit, pasi shumë shtete aplikuan, gjoja përkohësisht, kontroll kufitar. U bë e qartë, gjithashtu, se Bullgaria arrin t’i ruajë kufijtë e jashtëm të BE, sikur është vend i Shengenit dhe tashmë fjalët për monitorime dhe raport filluan të tingëllojnë si hipokrizi. Ja si zona e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitaleve u shndërrua nga shkopi në karotë. Kështu që me gjithë se prej kohe i kemi zbatuar kriteret, tani ka të ngjarë që të na aderojnë në këtë zonë. Por, siç thotë zëdhënësja e KE Andreeva, së pari duhet të merret vendimi njëzëri nga shtetet anëtare të BE! Ishalla u bëftë!

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени