Një bullgar është ndër të dalluarit me çmimin më të autoritetshëm gazetaresk amerikan “Pulicër”. Fotografi nga Agjencia Rojters Stojan Nenov është autor i një fotografie, e cila tregon si një emigrant përpiqet të ngjitet përmes dritares në një tren plotë udhëtarësh.
Fotografia u bë në qytetin maqedonas Gevgeli.
Fotografi bullgar e ndan çmimin me akoma 7 kolegë të tij nga Agjencia Rojters dhe 4 kolegë nga “Nju Jork Tajms” për pasqyrimin e dramës së refugjatëve.