Yjet e dy gjeneratave të futbollit botëror mbërritën në Sofje që të përfshihen në ndeshjen e organizuar nga Hristo Stoiçkovi me rastin e përvjetorit të tij të 50-të. Ndeshja e lamtumirës do të mbahet sonte nga ora 20 në Stadiumin Kombëtar “Vasil Levski”.
Në kohëra kur skuadra kombëtare është larg klasifikimit për kampionateve të mëdha, kurse klubet kanë rezultate të dobëta, Stoiçkov i njohur me nofkën Kama i dorëzon atdheut një spektakël për të cilin me siguri do të flitet në të ardhmen.