Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

650 mln euro fitim kundrejt pensionit mujor prej 150 eurosh – shkëlqim dhe varfërim sipas mënyrës bullgare

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Dhjetë kompanitë e para për nga fitimi në Bullgari kanë regjistruar në vitin 2014 650 mln gjithsej fitim. Në të njëjtën kohë  mbi 50% prej pensionistëve bullgarë marrin  nga ose nën 150 euro për muaj. Këto janë të dhënat zyrtare dhe ato janë shumë treguese për diferencat e mëdha midis shtresave të ndryshme sociale në shoqërinë bullgare. Për çfarë ekonomi sociale  të tregut  mund të flitet në këtë rast (kjo është shënuar në Kushtetutën e vendit), kur disa marrin mesatarisht 1000 euro, ndërsa të tjerë duhet të jetojnë me 65 euro për muaj – aq është pensioni social në Bullgari.

Pyetja është retorike dhe e pakuptimtë nga pikëpamja ekonomike, sepse ata që kanë punë, marrin shpërblim në përputhje me kontributin e tyre personal – sa më shumë punojnë aq më mirë shpërblehen dhe kufizime këtu nuk mund të ketë. Por pyetja nuk është retorike për njerëzit e moshës së tretë, të cilët për arsye të ndryshme tashmë nuk mund të punojnë dhe shpresojnë në pensionet, për të cilat kanë punuar gjatë pjesës aktive të jetës së tyre. Katër bankat në Top 10 të firmave me fitime më të mëdha në vend me siguri do të kishin fitime edhe më të mëdha, në qoftë se jo 70 %, por 10-15% prej bullgarëve nuk kishin as fare depozitime bankare. Gjiganti energjetik rus Lukoil, i cili bën pjesë në këtë listë, me siguri do të fitonte edhe më shumë, në qoftë se nuk ekzistonte karteli i supozuar i karburanteve, i cili në mënyre artificiale mban çmimet e larta të benzinës dhe të naftës me gjithë rënien e madhe të naftës në tregun ndërkombëtar. Dhe me siguri ai nuk do të planifikonte tërheqjen e vet nga Bullgaria në qoftë se fitonte më shumë në mënyrë të drejtë.

Nga 1 korriku pensionet në Bullgari do të rriten dhe ai mesatar do të bëhet 170 euro. Kjo bëhet çdo vit në bazë të ligjit. Tani rritja do të jetë me 2.6% për të gjithë pensionistët. Do më thënë secili pensionist do të marrë për muaj 3.5 euro më shumë, ndërsa pensioni më i lartë në bazë të ligjit mbetet 455 euro. Askush nuk krenohet me këtë rritje minimale dhe askush nuk gëzohet, sepse ajo është tepër e vogël dhe nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e varfër të njerëzve të moshës së tretë.

Ndër të tjerat, numri i pensionistëve vazhdimisht po rritet, të rinjtë emigrojnë jashtë shtetit në kërkim të jetës më të mirë. Këto fakte nuk parashikojnë asgjë të mirë as për pensionistët, as për të rinjtë. Sepse me rritjen e numrit të shtetasve me aftësi të kufizuara blerëse, tregu nuk ka si të zhvillohet dhe të çoje në rritjen e PBB, ndërsa në sfondin e PBB – të pezulluar ose në tkurrje, nuk ka nga të vijnë para për pensione më të larta. Për këtë rreth vicioz nuk mund të gjendet zgjidhje në Bullgari.

Ndërsa në Evropë çdo dite e kaluar dëshmon, se rrugëdalje ka dhe se ekonomia mund të punojë më mirë dhe njerëzit mund të kenë jetë normale më të denjë. Duhet vetëm të mësojmë si e bëjnë. Deri tani provonim me korrupsion, me kontrabandë, biznes ilegal, mashtrime dhe abuzime. Nuk arritëm. Tani na mbetet vetëm të marrim rrugën, të cilët të tjerët e kanë kaluar dhe të përpiqemi t’i arrijmë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна