Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

100 vjet Muzeu Kombëtar Ushtarak Historik

БНР Новини
9
Снимка: BGNES

Në kulmin e verës së vitit 1914 mbreti Ferdinand botoi një dekret për krijimin e Komisionit Ushtarak Historik pranë Shtabit të Ushtrisë. Ai duhet të përgjigjej për një kompleks të ardhshëm të muzeve, arkivave dhe bibliotekave, të cilët të ruajnë kujtesën e historisë bullgare. Dy vjet më vonë gjatë Luftës së Parë Botërore me urdhrin 391 nga 4 korriku i vitit 1916 zyrtarisht u hodhën themelet e Muzeut Kombëtar Ushtarak Historik në Sofje, “...që të ruhen për gjithmonë sende, lidhura me ngjarje, të cilat shënojnë faqet më të rëndësishme të historisë sonë ushtarake...” Sot Muzeu shënon jubileun 100 vjeçar dhe prapë kthehet në të kaluarën.

“Ato 100 vite janë kryesisht vite të historisë, të kujtesës, të përgjegjësisë ndaj brezave. Nuk është e rastit, që ekspozita, me të cilën shënojmë jubileun titullohet “100 Të Parët”. Nëpërmjet saj dëshirojmë t’i përgjigjemi pyetjes çfarë në fakt përbëjnë ato 100 vite” – shpjegon Kalina Hinkova, drejtoreshë e Departamentit “Marketing muzeor, marrëdhënie me publikun dhe programe arsimore” në Muzeun Kombëtar Ushtarak Historik. Ajo saktëson, se ekspozita hapet më 5 korrik në orën 10, dhe në kuadrin e Ditës së Dyerve të Hapur, do të vazhdojë deri në orën 22 si dhuratë e muzeut për vizituesit.

Снимка“Ekspozita është një përulje para atyre njerëzve, pa të cilët sot nuk do të ekzistonim – tregon Kalina Hinkova. – Ata janë kryesisht themeluesit e muzeut nga Ministria e Luftës, dhuruesit, pa të cilët fondi muzeor nuk do të ishte aq i pasur dhe atraktiv dhe doemos nëpunësit e muzeut brenda të gjitha viteve që nga themelimi e deri më sot. Më se një milion janë artefaktet, që ruhen tek ne. Ekspozita “100 Të Parët” do të vazhdojë deri në shtator. Por vetëm ditën e hapjes do të paraqiten disa prej eksponateve unike, të cilët prezantohen shumë rrallë, ose nuk janë të paraqitura deri tashti para publikut. Ndër ta është Qaforja e Madhe e Urdhrit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” – dallimi më i lartë i Mbretërisë Bullgare, mbajtës i vetëm i së cilës ishte monarku. Skeptri i përditshëm dhe ai zyrtar i mbretit Boris III – një nga simbolet më të vlefshme mbretërore, të punuar me porosi. Prezantojmë vezë të Faberzhesë, të cilat muzeu ruan në kasafortat. Do të paraqesim edhe stoli unike, vepra të argjendarisë, për të cilat publiku vështirë mund të mendojë se ruhen në një muze ushtarake.”

СнимкаNjë vend special në ekspozitë kanë të gjithë dhuruesit, në sajë të të cilëve Muzeu Kombëtar Ushtarak Historik ka pasurua fondin e vet dhe historinë. Për herë të parë do të prezantohen shpata personale dhe kama të tipit lindor pronë të princit të parë bullgar Aleksandër I, si dhe Kryqi Madhështor i Urdhrit Ushtarak “Për Trimëri”, dhuratë nga kontesha Johana Hartenau, bashkëshorte e princit Aleksandër I Batenberg.

Ndër eksponatet do të jetë edhe pena dhe kallamari, me të cilët gjenerali Pravosllav Tenev përgatiti dokumentet për krijimin e Muzeut Ushtarak, dhe tryezën e shkrimit, në të cilën gjenerali Nikolla Zhekov e nënshkroi urdhrin më 4 korrik të vitit 1916. Pasuria dhe larmia e artefakteve, që ruhen në muze do të prezantohen në disa prej koleksioneve pak të njohura, por tepër kureshtare. Koleksioni “Vegla muzikore” do të paraqesë si gjatë viteve arti i luftës gërshetohej me atë të muzikës. Ekspozita “Arkiva” do të na prezantojë botën e pakapshme e dokumenteve shtetërore dhe shoqërore, botimeve shkencore, hartave topografike. Tepër e pasur është koleksioni “Flamuj” në të cilin do të shihen elemente pak të njohura të flamujve luftarakë të ushtrisë – simbole të shtetit dhe të pavarësisë. Për herë të parë, të arritshme për vizituesit e Muzeut Kombëtar Ushtarak Historik do të jenë depot, fondet dhe atelietë e restaurimit. Për më të vegjlit do të ketë një kënd special fëmijësh.

СнимкаNëpërmjet ekspozitës “100 Të Parët” dhe shfaqjeve shoqëruese Muzeu Kombëtar Ushtarak Historik hedh urë midis së kaluarës, të tanishmes dhe të ardhmes, kështu që të mbajmë mend dhe t’u transmetojmë brezave historinë. Lidhur me këtë zonja Kalina Hinkova rrëfen:

“Aktualisht Muzeu Kombëtar Ushtarak Historik përbëhet nga katër muze – muzeu ynë, që është në Sofje, Muzeu i Aviacionit në Krumovo, afër qytetit Pllovdiv, Muzeu Ushtarak Detar në Varnë dhe Parku Muze i Miqësisë Luftarake – viti 1444 Vladisllav Varnençik në Varnë. Njerëzit shfaqin interes të madh ndaj të gjitha këtyre muzeve. Jemi me shpresë se në të ardhmen do të arrijmë të rregullojmë ekspozita më interesante dhe programe shoqëruese, kështu që me dinjitet të presim jubileun 125-vjeçar. Nuk është e rastit, që е përmend këtë përvjetor, sepse nga fillimi i këtij viti në Muzeun Kombëtar Ushtarak Historik në Sofje kemi një Kapsulë të Kohës. Në të gjatë tërë vitit 2016 do të grumbullojmë kujtime dhe rekomandime nga vizituesit dhe nga nëpunësit muzeor.Kolegët tanë pas 25 vitesh do të kenë për detyrë të hapin kapsulën dhe të rikthejnë kohën prapa, që të njihen dhe të marrin parasysh rekomandimet dhe detyrat e regjistruara nga njerëzit dhe nga vet ne...”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA, BGNES, Bulfoto

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени