Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rosen Gergov pas stinës së vet të parë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

Автор:
Снимка: rossengergov.com

Rosen Gergov zuri postin dirigjent i përgjithshëm i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare në fillim të vitit 2016, prandaj thotë se në fakt ka pasur një “gjysmë stine koncertesh” me Orkestrën Simfonike. Nga intervista me muzikantin e ri do të mësoni për shfaqjet e ardhshme të orkestrës. Ai tregon dhe se cilët janë personat më të rëndësishëm, të cilët kanë përkrahur ngritjen e tij të një profesionalisti të padiskutueshëm me një karrierë ndërkombëtare e cila bën përshtypje. Përpara kësaj ju propozojmë një incizim nga viti 2013, kur Rosen Gergov është mik-dirigjent në programin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Kur është mezi 4 vjeç, prindërit zgjedhin për mësues të tij Millka Mitevën – një pedagoge e njohur e pianos, më vonë bëhet dhe drejtor i Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Pas një mësim 14 vjeçar, lidhja mësues-nxënës nuk ndërpritet dhe deri më sot. Ja se çfarë tregon Rosen Gergov për hapat e para si interpretues dhe dirigjent:

“Qesh mbase 11 vjeç, kur dëgjova një koncert të Filarmonisë së Rinisë “Sofja” – Orkestra e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Ky është një nga momentet e rëndësishme në jetën time, sepse atëherë vendosa se, dua ndonjë ditë dhe unë të ekzekutoj në orkestër. Prandaj fillova të mësime në klarinetë – si një instrument të dytë. Më vonë u bëra dhe një pjesë nga orkestra dhe kjo lindi një ëndërr tjetër – të mund të kuptojë se çfarë do të thotë të jesh dirigjent. Bisedova me zonjën Miteva dhe ajo e luti Mihaill Angjellovin, i cili aktualisht drejtonte orkestrën e shkollës, të japë mësime në dirigjim mua dhe një bashkënxënësi tim. Deri atëherë ekzistonte vetëm dega dirigjim koral. Mendoj se në qoftë se nuk ishte kreativiteti i njohur dhe vendosmëria e zonjës Miteva, mbase do të isha ndarë me gjënë më të rëndësishme në jetën time. Qesh 15 vjeç. Akoma pas mësimit të parë tek maestro Angjellov dhe mënyra e shkëlqyer në të cilën na futi në temë, unë e kuptova se dua këtë – të bëhem një dirigjent. Që nga kjo ditë fillova të punoj për arritjen e qëllimit tim, çdo gjë tjetër mbeti në plan të pasmë. Pak më vonë erdhën dhe provat të shkruaj një muzikë prej autori. Pjesa ime e parë qe e frymëzuar nga një dashuri të madhe adoleshente. Ajo kaloi, por nga kjo lindi një vals shumë romantik. Më vonë, kur e vazhdova arsimin tim në Vjenë, mësova kompozicion. Kam krijime për instrumente të ndryshme, grupe të dhomës, por e kuptova se nuk ka sesi të punoj në të dyja drejtimet. Kush e di, mbase kur të plakem pak dhe nuk jam dhe kaq i pasionuar pas dirigjimit, do t’i realizoj idetë e mia si një kompozitor.”

Pasi përfundon Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, Rosen është i pranuar në Universitet për arte muzikore dhe të pikturimit në Vjenë. Aty mëson tek Leopold Hager. Fiton bursë nga Orkestra simfonike e Bostonit dhe disa vjet është asistent i Sejxhi Ozavës. Më moshën 26 vjeçe bullgari i talentuar bëhet laureat i Konkursit të parë ndërkombëtar për dirigjent “Evgjenij Svetllanov”. Një vit më vonë gjatë vitit 2008, incizimi i tij i krijimeve nga Dejvid Çeski i përcaktuar për dekoratat Grammy.

Vetëm gjatë stinës të sapo përfunduar të koncerteve ka dirigjuar në Nationaltheater Mannheim, Teatro Comunale di Bologna ku debuton gjatë vitit 2015, Wiener Volksoper, Trinity Laban-Londër.

Mes orkestrave me të cilat ka punuar bashkatdhetari ynë janë Bamberger Symphoniker, Orshestre Philharmonique du Luxembour. Orshestre National de Montpellier Languedos-Roussillon e shumë të tjera... Dhe këto fare nuk janë që të gjitha emrat e kolektivave prestigjioze simfonike dhe të dhomës.

Sivjet për herë të parë Roseni punon me Deutsches Symphonie Orchester, Berlin dhe me Orkestrën Simfonike të Radios Sllovake. Kontaktet me muzikantët kaq elitar pa dyshim që pasurojnë. Por në jetën e çdo një artisti ka dhe personalitete të cilët kanë shënuar zhvillimin e tij, mësues nga të cilët është mësuar dhe ka marrë mësimet më të vlefshme.

“Në Bullgari me siguri që kjo është Millka Miteva, tek ajo kam mësuar më gjatë – tregon dirigjenti. – Ajo ndikoi mbi zhvillimin tim si muzikant por dhe si njeri. Kuptohet dhe Borisllav Jocov, mësuesi im në klarinetë, Mihaill Angjellov, profesori im në Vjenë dhe asistenti i tij. Solistët me të cilët kam punuar, orkestrat – e gjithë kjo është përvojë dhe ndikime. Nga Ozava mësova shumë jo vetëm sa i përket anës profesionale, por dhe si mënyrë të punës. Ai është shumë i dashur nga muzikantët, sepse është shumë i njerëzishëm dhe ka një sjellje të shkëlqyer. Ai sillet me një mirësi me të gjithë. Unë vet kam kaluar përmes fazave të shumta. Në fillim fare nuk qesh gati për kompromise dhe kam pasur 2-3 raste shumë të hidhura me orkestra të mëdha. Pas kësaj i analizova situatat dhe arrita deri tek konkluzioni se duhet të kërkoj një qëndrim tjetër. Të punohet në një atmosferë të mirë, të punohet me dëshirë dhe motivacion – kjo çon deri në një liri gjatë formimit të muzikës, formon kolektivin.”

Cilat janë konkluzionet pas gjysmës së parë të stinës me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare:

“Pozitivja është se kemi arritje së bashku. Publiku i pranoi shumë mirë koncertet tona. Natyrisht që shumë gjëra duhet të ndryshohen, por kjo do të bëhet pak nga pak, me shumë këmbëngulje dhe vazhdimësi. Gjatë stinës tjetër presim solistë shumë të mëdhenj – violonçelistin Misha Majski, violinisten Dora Shvarcberg e të tjerë. Programet janë interesante dhe të larmishme, do të ketë premiera të muzikës moderne bullgare. Stinën e hapim më 13 tetor, kurse në program kemi përfshirë krijim të Dobrinka Tabakovës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна