Pallate prej betoni me emra ekzotik, një muzikë në kupë të qiellit nga të gjitha anët, turist të shtrirë fare afër njëri pas tjetrit në vijën e pazhit-kjo është pamja e formuar jashtë shtetit e bregdetit bullgar të detit të Zi, më në veçanti mes oll-inkluziv turistëve. Por kjo fare nuk e përfshin përfundimisht bukurinë e vijës së bregdetit të Bullgarisë.
Ai i cili kërkon një dëfrim dhe hare gjatë gjithë natës dhe një pije të lirë, do të mund ta gjejë në Sllëçev brjag ose në Zllatni pjasëci. Kurse ai i cili kërkon një lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën, akoma mund ta gjejë nëpër gjiret e pakta të shpëtuara dhe të pa ndërtuara akoma nëpër bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Kampingjet janë në rrugë të zhduken, duke i lënë vend hoteleve dhe apartamenteve pushimore nëpër dinat. Por për ata më të besuarit, akoma gjenden vende, ku të hapin çadrat e tyre, duke ndjekur shembullin e prindërve të vet. Mija Jotova e cila është 16 vjeçe së shpejti u kthye nga pushimi i saj i parë detar pa një mbikëqyrje nga ana e prindërve. Duke ecur në gjurmët e gjyshit dhe të gjyshes së vet si dhe të prindërve, kaloi dy javë në kamping. Dhe pavarësisht se Arapja, i cili është një gji i cili gjendet në 70 kilometra në jug nga Burgasi, prej kohe të mos të jetë më kampingu të cilin ajo e mban mend nga vitet e saj të fëmijërisë, me shokët e saj ajo gjithsesi zgjodhi që të pushojë aty.
Në fakt në praktikë unë jam rritur në këtë vend dhe për mua pushimi këtu është një përjetim shumë më i këndshëm, sesa të kalosh pushimet në hotel. Në kamping e ndien veten të lirë, je shumë afër natyrës, i vlerëson edhe gjërat më të vogla. Një shoku im kishte thënë se preferon që yjet të jenë mbi hotelin e tij dhe jo mbi kokë. Mjerisht më vjen shumë keq për të , sepse ai nuk do të kuptojë asnjëherë, sesa gjë e mirë është të mund të ulesh mbi rërë dhe të shikosh yjet mbi kokën tënde. Por dhe përse të ikësh nga qyteti kur në praktikë ti futesh në të, vetëm se në det?”
Turistët e parënë gjirin e bukur Arapja, emri i së cilës do të thotë një “shkëmb i zi” për shkak të shkëmbinjve në hyrje të gjirit, në fakt janë gjyshja dhe gjyshi i Mija Jotovës. Gjatë vitit të largët 1962 ata gjenden pothuajse fare rastësishtnë plazhin e virgjër. Dhe qëndrojnë aty më shumë se 40 vjet. Gjyshja e Mijës, Ekaterina kthehet në kujtimet e saj:
“Nuk kishte gjurmë njeriu nëpër rërë. Në hapnim 5-6 çadra, të cilat i kishim qepur vet. Bënim, një zjarr të madh dhe ushqimi kryesor qe peshku. Deti ishte kaq i pastër, saqë kishte peshk sa të duash! Përveç kësaj në det mundej fare qetë të lajmë pjatat dhe bile dhe dhëmbët.”
Sot kjo është e pamundur. Çdo një prind e di sesa vështirë mund ti bind fëmijët e vet të pushojnë në ndonjë vend, ku mungojnë të gjitha komoditetet e tjera të jetës moderne, të mos të flasim për WiFi. Dhe pavarësisht nga kjo Ekaterina Dimitrova dhe shokët e saj kanë bërë plazhin e vet vite të tëra me radhë bashkë me fëmijët e vet, kurse më pas dhe me nipërit dhe mbesat në Arapja. Nuk kanë menduar të pushojnë në godinat e atëhershme pushimore...
“Asnjë nuk ka dëshirë të kaloj pushimin e vet me kolegët, me të cilët janë bashkë gjatë gjithë vitit, por dhe ishim një grup shokësh të cilët e pëlqejnë këtë mënyrë të jetesës. Shumë njerëz na janë çuditur, si mund ta kalojmë pushimin tonë në këto kushte primitive. Por dhe më tepër kur lindën dhe fëmijët tanë, preferonim kampingun, sepse ata shtriheshin natën në çadër, kurse ne mund të dëfrenim qetësisht përpara në plazh. Fëmijët tanë qenë shokë njëri me tjetrin, luanin gjatë gjithë ditës, ju organizonim maskarade dhe dëfrime të tjera dhe kishim kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë”.
Ekaterina Dimitrova e ka transmetuar dashurinë e saj nga ajo kohë e lirë të pushimit në kampingje dhe fëmijëve të vet të cilët dhe sot e kësaj dite preferojnë të flenë në çadra, në vend në një dhomë në hotel. Nga ky brez i “mesëm” është dhe mësuesja në gjuhën gjermaneIljana Gjeorgjieva . Hapat e veta të para në gjuhën e vështirë gjermane ajo i bën pikërisht si fëmijë, e rritur në Arapja me miqtë e vet të atëhershëm nga ish Republika Demokratike Gjermane.
“Kishte shumë gjermanë nga ish Republika Demokratike e Gjermanisë të cilët vinin me kaq shumë pajisje për kamping, për të cilën ne vetëm mund të ëndërronim. Në sytë tona ky qe një “perëndim”-çadra, karrige, stufë me gaz dhe shumë gjëra të tjera. Ishte pothuajse një çështje nderi të blesh një çadër prej tyre, kur ata largoheshin. Udhëtonin me makinat trabant të ngarkuara deri në tavan, që po kështu qe një ëndërr e bullgarit. Kishte dhe të tillë të cilët ikën. Kemi gjetur në mëngjes çadra dhe makina bosh. Gjithë njerëz të rinj, të cilët mundoheshin të ikin. Dimë për disa të cilët i kapën. Të tjerë patën sukses-qe mesi i viteve 70 ose fillimi i viteve 80-dhe sikur kishte një qetësi midis publikut të Arapjasë, se kanë mundur t’ ja hedhin sistemit. Përpara ndryshimeve Arapjaqe një zonë kufitare dhe për ne, atëherë fëmijë, qe shumë interesante, kur në mbrëmje kalonin punonjësit kufitar me një pajisje të plotë ushtarake nëpër plazh, kurse ne vërtiteshim lakuriq nëpër rërë. Kurse sot gjermanë nuk ka më, ata nuk vijnë më, aq më tepër se pas rënies së murit për gjermanët u hapën horizonte shumë të tjera. Atëherë mund të vinin vetëm në bregdetin bullgar të detit të Zi, në qoftë se ju jepnin leje.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Dimitër Stançev dhe Vesella Vlladkova