Kristina Bozhidarova është një grua e re dhe shumë ambicioze. Ajo është 26 vjeçare, kurse rinia nuk njeh asnjëfarë pengesash. Beson se mund ta kthejë botën drejt më së mirës dhe është e bindur se rruga drejt aty kalon përmes secilit prej nesh. Ajo gjen një bashkëmendimtar në programin “Së bashku në klasë”, i cili mbledh njerëz të rinj e të aftë me profesione të ndryshme, të cilët mund të përfshihen në sferën e arsimit. Aplikon për mësuese historike dhe është pranuar në program.
“Mua më motivon e gjithë platforma se çdo një fëmijë ka të drejtë për një arsim cilësor, pavarësisht nga kjo se çfarë punojnë prindërit e tij, sa janë të ardhurat e tyre, sepse arsimi është vlerë dhe jo një privilegj” – tregon Kristina.
Që nga fillimi i këtij viti shkollor ajo jep mësim në lëndën e historisë në Gjimnazin për ushqim dhe bujqësi në qytetin buzë lumit Danub – Llom. Një sfidë përpara saj është jo vetëm mosha e veçantë dhe kokëforte e adoleshentëve të nxënësve të saj. Por, pohon se është shumë e entuziazmuar:
“Nxënësit e mi janë prej familjeve shumë problematike, ku arsimi nuk është vlerë. Pjesës më të madhe prej tyre, prindërit janë nisur për punë jashtë shtetit, gjë e cila e vështirëson komunikimin. Kolegët e mi mësues janë shumë ambiciozë. Ata i marrin fëmijët pothuajse nga rruga për t’i sjellë në shkollë. Mund t’i mbajmë në shkollë sepse i jemi përkushtuar punës sonë. Fëmijët janë të shkëlqyer. Çdo një prej tyre ka nevojë që të jetë i dëgjuar dhe të paktën në klasën time.”
Në komunikimin e vet me nxënësit Kristina mbetet e hapur:
“U flas për gjërat të tilla siç janë, me një sinqeritet. Fëmijët kuptojnë shumë shpejt kur ndonjë me të vërtetë është i çiltër dhe i hapur me ta. Komunikojmë haptazi mbi të gjitha temat, jo vetëm historikisht. Për mua është me rëndësi t’i njoh. Dhe mendoj se çiltërsia është formula e drejtë.”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shkencës dhe të Kulturës në provimet e maturës në gjuhën bullgare dhe në letërsi notat e dobëta sivjet janë 4189 ose 8.73%. Kjo është përqindja më e lartë e notave të dobëta në këtë lëndë që nga fillimi i zhvillimit të maturave. Kjo e detyron ish ministrin e arsimit profesor Anelia Klisarova të brohorasë: “Në Bullgari formohet një ushtri e tërë prej njerëzve të pashkolluar, në arsim ne e arritëm fundin”.
Çfarë ndryshimesh janë të domosdoshme në arsimin bullgar, që të mund të provokohet interesi i fëmijëve?
“Sipas meje arsimi duhet të drejtohet krejtësisht ndaj interesave të nxënësve. Teknologjitë e reja në përshtatje me kërkesat e shekullit të XXI, po kështu duhet të gjejnë vend në shkollë. Përveç kësaj duhet të mund t’i afrojmë dhe t’u japim mundësi të mund të hapet potenciali i çdo një fëmije. Vetëm atëherë me të vërtetë do të mund të flasim për rezultate.”
Mes detyrave të cilat i ka vënë vetes Kristina, është t’i mësojë fëmijët të punojnë në ekip dhe të mendojnë më vete. Kurse që të mund të tërheq interesin e tyre drejt historisë, vendos t’u tregojë për botën në bazë të mënyrave të ndryshme:
“Jap mësim në Gjimnazin për ushqim dhe bujqësi. Fëmijët vet i kanë zgjedhur këto profesione, të cilat t’i ndjekin më tutje në jetë. Historia nuk është vetëm fakte. Historia është shumë më tepër. Të detyron të mendosh, kurse unë i detyroj të mendojnë përmes interesave të tyre. Sa i përket tregimit të historisë në bazë të mënyrës së ndryshme, u frymëzova nga një kolegu im, i cili i dha si detyrë një nxënësit të tij të shkruaj një këngë-rap për Luftën e Parë Botërore. Vendosa se dhe unë mund të aplikojë një metodë të ngjashme. Fëmijët e mi kanë talente të ndryshme dhe duan t’i paraqesin”, sqaron me një pasion të madh mësuesja e re.
Në fund të vitit shkollor fëmijët sipas traditës do të organizojnë Festival të ushqimit, i cili kësaj radhe do të ndërthuret përmes pikëpamjes historike. Dhe prapë së prapi, në çfarë mënyre kuzhina hyn në kabinetin e historisë?
“Për shembull të marrim si shembull gjellën shumë të shijshme prej mishit të viçit me kërpudha dhe një sos me ajkë qumështi. Kjo gjellë është e shpikur në Rusi për kontin rus Stroganov nga gjelbërsi i tij francez gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 21. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse pas kësaj dhe gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, gjella bëhet shumë e njohur në Amerikë, Japoni dhe në shumë vende të tjera – tregon Kristina. – Kështu, krahas me gjellën ecën dhe njohja e fëmijëve me periudhat e ndryshme nga zhvillimi i botës, kurse mësimi kthehet nga një detyrim mjaft i bezdisshëm në një lojë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal