Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Presidenti Plevneliev: “Një dorëheqje e qeverisë nuk do të thotë krizë parlamentare”

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev
Снимка: BGNES

Pas shpalljes së kryeministrit Bojko Borisov, se partia e udhëhequr prej tij GERB “në asnjë mënyrë nuk do të marrë pjesë në pushtet”, në se kandidatja e saj Cecka Caçeva humb raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Rosen Plevneliev komentoi se një dorëheqje e qeverisë nuk do të thotë detyrimisht krizë parlamentare. Ai deklaroi se do të përdorë të gjitha mundësitë e lejuara nga Kushtetuta për kapërcimin e një krize eventuale qeveritare. Në rast të dorëheqjes së qeverisë, Presidenti duhet t’iu ofrojë mundësi dy partive, të cilat kanë përfaqësi në Parlament, që të krijojnë qeveri të re. Në se ato nuk mund ta krijojnë, hapi i dytë është formimi i qeverisë teknike nga ana e Presidentit.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени