Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rite dhe këngë popullore në Ditën e Shën Theodhorit

Автор:
БНР Новини

Sipas besimeve popullore gjatë ditës së Shën Theodhorit, Shenjtori shkon i ulur në kalin e vet te Zoti, që t’i drejtojë lutje për ardhjen e verës. Pasi arrin te Zoti, Shenjtori e fut shtizën e vet në tokë dhe e lidh atje kalin. Dhe meqenëse Zoti gjithmonë i plotëson lutjet e Shën Theodhorit, ai e dërgon verën atje, ku është futur shtiza dhe mu atje toka fillon të ngrohet. Prandaj që nga Festa e Shën Theodhorit dita fillon të zgjatet, kurse moti bëhet gjithnjë e më i ngrohtë. Festa është gjithmonë gjatë së shtunës së parë të Kreshmëve të Pashkëve. Zakoni është shoqëruar me shumë këngë. Në disa prej tyre rrëfehet se si Shenjtori shëtit në fushë. Para kësaj ai e ka mbathur kalin e vet në “një livadh të gjelbër”, kurse motra e tij ka qenë pranë tij dhe e ka ndihmuar në punën e tij.




Në Ditën e Shën Theodhorit pothuaj të gjitha zakonet i janë drejtuar pjellorisë së kuajve. Edhe sot e kësaj dite në shumë krahina të vendit gratë gatuajnë bukë në formën e potkoit. Ka një traditë gjithashtu, sipas së cilës gatuhen bukë si ato për disa festa të mëdha fetare. Gjatë ditës së Shën Theodhorit jepet gjithashtu misër i zier, grurë, bizele etj. Dikur gratë kanë vrapuar dhe imituar lëvizjet dhe sjelljen e kalit, duke ua dorëzuar të afërmve bukën dhe barishtet. Besohet se kjo do të ndihmojë për një pjellori më të madhe të kuajve.

СнимкаNë fillim të shekullit të XX në një fshat afër qytetit Smoljan Dimitër Marinov ka përshkruar një rit interesant vendas, me emrin “bekane”. Sipas këtij rituali, që ditën e premte vënë bizele në një pjatë, e mbulojnë me ujë të ngrohtë dhe e vendosin para ikonës. Në mëngjesin e Ditës së Shën Theodhorit, pas meshës kishtare “e zonja e shtëpisë me një qiri të ndezur shkon tek ikona për të marrë pak bizele, i hedh lart dhe lutet për shëndetin e familjes, lopës, kuajve dhe të të gjitha kafshëve shtëpiake”. Nga kokrrat e bizeleve djemtë dhe vajzat bëjnë zbukurime të ndryshme. Në krahinën e Sofjes sillet në kishë misër i zier, prifti e bekon, kurse pas kësaj e hedhin mbi tokë, kurse fëmijët e grumbullojnë. Kjo bëhet për shëndetin e kuajve.Gjatë tërë javës para festës besimtarët kreshmojnë, kurse gratë nuk duhet të merren me qëndisje.

Sipas përfytyrimeve popullore Shën Theodori është mbrojtës i kafshëve, të cilët janë të dëmshme për kafshët shtëpiake dhe të rrezikshme për njërin – gjarpri, ujku, miu, urithi. Dikur nuset kanë shpërndarë misër në kopshte, që t’i ruajnë bimët nga urithi. Kurse burrat kanë galopuar me kuajt në fushë, sepse sipas besimeve atje ku ka lëvizur kali, nuk ka urithë.

СнимкаDitën e Shën Theodhorit burrat e rinj kanë marrë pjesë në gara vrapimi me kuaj, me emrin “kushia”. Zakonisht, në gara kanë marrë pjesë meshkuj të martuar dhe më rrallë beqarë. Sipas besimit këtë ditë çdonjëri, i cili ka kalë, duhet të marrë pjesë në garën e vrapimit. Pronarët e kuajve i kanë zbukuruar me barbarozë dhe shpendër. Dërgimi i kuajve deri në vendin e “kushias” edhe sot e kësaj dite është solemn, i shoqëruar me këngë dhe muzikë speciale. Sipas traditës pas garës të gjithë kthehen së bashku në fshat. Më përpara është fituesi. Vajzat dhe djemtë hedhin një valle të madhe rreth kuajve dhe kalorësve të tyre. Pronari i kalit më të shpejt pres mysafirë në shtëpi dhe i qeras. Edhe sot e kësaj dite shumë bullgarë i respektojnë këto tradita.

Dita e Shën Theodhorit është Dita e Emrit e të gjithë bullgarëve, që quhen Todor, Todorka, Teodor, Todora etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени