Para 30 vitesh – më 30 gusht 1987, në stadiumin olimpik në Romë Stefka Kostadinova shënoi një rekord të ri botëror në kërcimin së larti. Atletja bullgare kërceu 209 centimetra dhe kështu përmirësoi rekordin e vet me 1 centimetër. Megjithë provat e shumta, përfshi edhe ato të vetë Kostadinovës, tashmë tri dekada rekordi nuk është tejkaluar. Kostadinova është bullgarja e vetme, që ka fituar Oskarin Sportiv, gjë që e radhit pranë legjendave të sportit si Pele, Aerton Sena, Maradona, Boris Beker, Sergej Bubka, Majk Tajsën dhe Karl Luis. Ajo është ndër të parët në Sallën e Famës të Atletikës Botërore. Për nder të saj në hyrjen e Muzeut Olimpik në Lozanë është vendosur një listelë, ku është shënuar lartësia e rekordit të saj botëror.