Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Lartësimi i Кryqit të Nderuar në Pyllin e Kryqit

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

„Lartësimi i Kryqit të Nderuar“ – ikonë nga shekulli i XVII-të nga fshati Bellovo. Shkolla e pikturimit të ikonave e qytetit Trjavna.Më 14 shtator e gjithë bota e krishtere kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar të Zotit Jesu Krisht – kjo është një nga festat më të mëdha të të krishterëve. Sipas shkrimeve të shenjta pasi në vitin 326 mbretëresha Eleni (Shën Eleni) gjeti Kryqin e Zotit, një pjesëz prej tij ajo ia dërgoi birit të saj Kostandinit të Madh (Shën Kostandinit). në Kostandinopojë. Vetë Kryqin ajo e vendosi në tempullin e ngritur në vendin e varrit të Jesu Krishtit “Ngjallja e Krishtit”. Nëntë vjet më vonë, më 13.09.335 kjo kishë u shenjtërua, kurse në ditën tjetër – 14 shtator, Kryqi u lartësua në një vend të lartë brenda kishës, që të mund ta shohin dhe të mund të falen të gjithë besimtarët. Që atëherë festa e mban emrin Lartësimi i Kryqit të Shenjtë dhe Jetëprurës të Zotit.

Në traditën popullore bullgare dita është e njohur si Dita e Kryqit dhe ajo lidhet me një nga vendet e shenjta më të nderuara tek ne – Pyllin e Kryqit. Ai ndodhet në pjesën e mesme të Malit të Rodopeve, 6 kilometra nga fshati Borovo, në territorin e baskisë Lëki, afër Majës së Kryqit (me lartësi 1413 metra). Çdo vit në natën e 13 shtatorit para 14-it mijëra besimtarë drejtohen tek maja, ku ndodhet manastiri “Trinia e Shenjtë”. Ata e kalojnë rrugën deri në manastir duke besuar se atje do të gjejnë përkrahje dhe shërim. Për fuqinë çudibërëse të vendit dëshmojnë tregimet e njerëzve që kanë gjetur atje shërim nga sëmundjet e rënda. Legjenda tregon se në vendin, ku mali formon një kryq, mbahet pjesëza e Kryqit të Zotit – bëhet fjalë për atë pjesëz, të cilën Shën Eleni ia dërgoi birit të saj në Kostandinopojë.

Në të vërtetë atje janë gjetur rrënojat e një manastiri, të rrëzuar në kohën e pushtimit osman. Në vitet e 30-të të shekullit të XX-të në këtë vend ka ardhur Jordan Stojçev Drjankov nga fshati Kovaçevica, i cili ka qenë një njeri modest dhe besimtar shumë i zjarrtë, i cili ka lënë dorë nga jeta e zakonshme dhe ia ka kushtuar veten Zotit. Ai ka qenë i njohur për aftësitë e tij profetike.

Снимка

Kur për herë të parë mbëriti në vend ai pati një ëndërr – për këtë se vendi është i shenjtë sepse atje ndodhet pjesëza e Kryqit të Nderuar, në të cilin u kryqëzua Jesu Krishti. Sipas fjalëve të Jordan Drjankovit ajo ndodhet atje pasi mbreti rus arriti ta bindë sulltanin t’ia dhurojë atij relikën. Pasi kuptoi për këtë gjë e nëna e sulltanit, e cila qe e krishtere, i shpjegoi birit për forcën çudibërëse të pjesëzës së Kryqit të Shenjtë. Duke kuptuar gabimin e bërë sulltani i dërgoi në gjurmët e rusëve njerëzit e tij. Mirëpo rusët u larguan nga rruga dhe e lënë sendin e shenjtëruar në një manastir në vendin, i cili sot është i njohur si Pylli i Kryqit. Më vonë manastiri u sulmua nga turqit. Para se të vdesin murgjit arritën ta fshehin pjesëzën e Kryqit në një vend të fshehtë nën tokë. Deri tani nuk dihet se ku pikërisht ndodhet ky vend.

Për këtë ëndërr Jordan Drjankovi ia rrëfeu mbretit të atëhershëm bullgar Borisit III dhe i tha se atje duhet vendosur një kryq të hekurt të lartë – kështu të gjithët do të dinë se në këtë vend ruhet pjesëza e shnjtë e Kryqit të Zotit.

Снимка

Sot në vend ndodhet një kompleks ortodoks me dy kisha dhe 15 faltore të vogla, të ndërtuara në të dy anët e shtegut, i cili çon deri tek kryqi. Në natën para festës në njërën prej kishave zhvillohet shërbesë nate. Pas liturgjisë besimtarët mblidhen në kodër, ku ndodhet kryqi dhe atje presin rrëzat e para të diellit, që e prekin kryqin e hekurt.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: BGNES, pravoslavieto.com, plovdivskamitropolia.bg dhe arkiv

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени