Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Poezia në metro” na fton të paktën për një çast të zhytemi në kuptimin e fjalëve

Автор:
БНР Новини

A ka vend për poezi në metronë plot e përplot me njerëz dhe zhurma? Kategorikisht po. Këtë e provon Instituti Kulturor i Polonisë në Sofje, i cili për herë të tretë me radhë, bashkë me “Gazetën Letrare” i fton njerëzit që të ndalen të paktën për një çast, duke u zhytur në pjesën më intime të letërsisë.

Po të duhet t’i dorëzojmë një dekoratë për popullarizimin e letërsisë ndonjë të huaji në Bullgari, ajo me siguri është për drejtorin e Institutit Kulturor të Polonisë Jaroslav Godun. Ai jo vetëm organizon mbrëmje letrate për bashkëatdhetarët e tij polak – diplomatë, në të cilat ata lexojnë vjershat tona më të bukura në gjuhën bullgare. Ai është organizatori i nismës “Poezia në metro”, e cila i fton të gjithë qytetarët të lexojnë rima. Sivjet udhëtarët, që përdorin metronë e Sofjes, do të njihen me 13 poetë evropianë dhe me veprat e tyre. Këtë mund ta bëjnë në stacionin e Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendrën e kryeqytetit.

Ndoshta mendoni se këto janë gjëra tepër kontradiktore – stacioni i metrosë është në një vend plot me aq shumë zhurmë, me lëvizje të pandërprerë, kurse vjershat janë tepër intime. Por ne për herë të tretë provojmë se poezia mund të lexohet edhe në një vend të tillë – tha Jaroslav Godun. Mendoj se kjo është një mundësi interesante – njerëzit lexojnë vjersha në vendet, ku zakonisht ka reklama. Dhe kjo mund të pranohet për njëfarë reklame – të leximit dhe të mendimit. Dhe a mund të ndryshohet dita e njeriut me një vjershë të lexuar? Bile një buzëqeshje mjafton për të parë diçka pozitive, për të menduar për vetveten dhe për botën, dhe pse jo edhe për njerëzit, të cilët i kanë shkruar këto vargje.

Veprat e paraqitura janë të poetëve që kanë jetuar në shekujt 20 dhe 21 dhe ato janë zgjedhur nga institutet kulturore të 13 shteteve evropiane. Është përfshirë dhe një poet nga Bullgaria.

Jaroslav Godun, Alelia Liçeva dhe Luigina Peddi

Njerëzit i lexojnë vjershat. Në të vërtetë është e çuditshme të lexojnë poezi në stacionin e metrosë – mendon Amalia Liçeva, redaktorja e përgjithshme e “Gazetës Letrare”. – Veprat provokojnë kureshtje edhe në trenat nëntokësorë, sepse janë të shkurtra dhe mund të lexohen shpejt. Në të njëjtën kohë shumica prej vargjeve flasin për njeriun, për këtë se si ai i bën ballë vetmisë, për dashurinë, në përgjithësi për jetën. Ka mjaft gjëra interesante, të cilat njerëzit mund t’i lexojnë dhe për të cilët mund të mendojnë. Dhe duhet thënë se kohët e fundit njerëzit gjithnjë e më shumë lexojnë poezi. Shpresoj se kjo nismë do të ndihmojë shtimin e interesit për të.”

Sivjet poeti bullgar, i përfshirë në iniciativë, është Vlladimir Popov. Ai është më i qetë, sepse nuk shkruan për gjërat e rendit të ditës, por pavarësisht nga kjo është një nga përfaqësuesit shembullorë të letërsisë sonë, “një nga klasikët e gjallë”.  – kështu e prezantoi atë Amelia Liçeva. Sipas fjalëve të saj vjersha e tij e zgjedhur bën një dialog me poetin dhe shkrimtarin e madh bullgar Pejo Javorov – d.m.th. me më të mirën në poezinë tonë.

Polonia është prezantuar me nobelisten Vislava Shamborska (Wisława Anna Szymborska), kurse Italia me Eugenio Montale.

Eugenio Montale është dëshmitar i periudhës së rëndë të fillimit të shekullit të kaluar, të ndryshimeve të mëdha në mënyrën e jetesës, me shfaqjen e instrumenteve të reja dhe lindjen e shoqërisë teknologjike.  – tha Luigina Peddi – drejtori i Institutit Kulturor të Italisë. Poeti e mbijeton dhe e ndien këtë transformim dhe në veprat e tij e prezanton atë në mënyrë të sintetizuar. Prandaj zgjodhëm një vjershë të tij, e cila përqendrohet mbi fjalët. Sot të gjithët jemi duke shpejtuar dhe ndoshta s’kemi kohë për të menduar dhe për të kërkuar kuptimin e fjalëve. Eugenio Montale i përdor me masë fjalët dhe ato, të zgjedhura nga ai, janë shumë të thella dhe kuptimplota. Ai na fton të mendojmë mbi kuptimin e tyre, sepse ato tregojnë ndjenjat e njerëzve. Kështu që le të dëgjijmë thirrjen e tij dhe të mendojmë me kujdes për fjalët.

Mund ta bëjmë këtë deri më 6 maj, duke hedhur vështrim në botën shpirtërore të poetëve të mëdhenj nga Portugalia, Gjermania, Spanja, Austria, Finlanda, Britania e Madhe, Çekia, Sllovakia, Greqia, Hungaria, Italia, Polonia, Bullgaria.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Diana Cankova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна