Alpinisti bullgar Bojan Petrov është në mungesë që nga 3 maji. Ai u zhduk nën majën Shisha Pangma në Himalajë. Që nga atëherë e deri tashti disa operacione të shpëtimit nuk arritën ta zbulojnë. Ditën e mërkurë kërkimi vazhdoi me helikopter, por gjurma prej tij dhe vet alpinisti nuk u zbuluan. “Për fat të keq nuk e gjetëm Bojanin. Tani mund të ikim, sepse dimë se u bë gjithçka e mundshme. Posaçërisht dëshirojmë t’u falënderojmë 10 miqve të Bojanit, të cilët financuan këtë fluturim, grupit dhe organizimit të mirë nga ana e Kinës, pilotëve të guximshëm të Simrikair-it, dhe të gjithë bullgarëve dhe institucioneve, të cilët ndihmuan realizimin e operacionit të shpëtimit. Bojani u prehtë në paqe!”, shkroi miku dhe pjesëmarrës në kërkimin Kirill Petkov në Facebook.