Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Mace pa bisht prapë do të jetë në krye të karnavalit në qytetit Gabrovo

Снимка: e-lina.eu

Në qytetin Gabrovo filluan festat tradicionale të majit. Në kuadrin e tyre prapë organizohen Ditët e Humorit dhe të Satirës. Ato përfshijnë një karnaval i cili organizohet të shtunën e parë pas Ditës së qytetit Gabrovo – 17 Majit. Motoja e sivjetshme e karnavalit është “Gabrovo – Brukseli im i vogël”, si një aluzion gazmor ndaj Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

Simbol i karnavalit është një mace e madhe 4-metrashe me bisht të prerë. Në thelbin e karnavalit të humorit në Gabrovo janë festat tradicionale në qytet dhe ballot me maska karakteristike për fillimin e shekullit XX. Kjo festë e argëtimit dhe shakasë fillon me prerjen simbolike të bishtit të maces, sepse theks në humorin e banorëve të qytetit është kursimi i tyre proverbial. Flitet, se ata e prenë bishtin e maces që dera pas tyre të mbyllet më shpejtë me qëllim të kursehet energji dhe ngrohje. Festat e majit në Gabrovo përfshijnë edhe konkurse, ekspozita, koncerte. Çdo vit ato tërheqin shumë miq nga vendi dhe nga jashtë.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени