Një ceremoni në kujtim të Bojan Petrovit – alpinist, speleolog dhe zoolog, u zhvillua në Akademinë Bullgare të Shkencave. Muajin e kaluar ai u zhduk pa lënë gjurmë duke bërë provë të ngjitet në majën Shisha Pangma në Himalajën. Në ceremoninë profesori Nikollaj Spasov, drejtor i Muzeut Kombëtar Natyror Shkencor, ku punonte alpinisti në vazhdim të 20 viteve, theksoi meritat e tij prej studiuesi dhe prezantoi kauzën e tij për mbrojtjen e natyrës bullgare. Bojan Petrovi është alpinisti i vetëm bullgar, i cili i ngjiti 10 nga 14 majat më të larta të planetit. Ai ka 30 botime shkencore, 8 libra, koleksione të pasura të kafshëve jovertebrorë të mbledhura prej tij nga rajonet më të larta të botës. Në praktik ai është i vetmi zoolog, i cili grumbullonte koleksione nga kufiri i sipërm i jetës – lartësi mbi 5000 metra, pra dhjetëra lloje kafshore, të cilat duhet të studiohen.