Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Për shkak të Bullgarisë Bashkimi Evropian nuk do të aplikojë Konventën e Stambollit

Снимка: BGNES

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi në parlament se Bullgaria do të jetë shkaku që i gjithë Bashkimi Evropian të mos aplikojë Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje , të njohur akoma si Konventa e Stambollit. Zaharieva sqaroi se Këshilli mbi çështjet evropiane pranë Këshillit të Ministrave ka pranuar pozitën se për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bullgaria nuk ka sesi të përkrahë vendimin që konventa të lidhet në emër të Bashkimit Evropian. Sipas Ministres, kjo pozitë e Bullgarisë do të ndalë aderimin e të gjithë Bashkimit Evropian ndaj konventës, për shkak të mungesës së njëzëshmërisë mes vendeve anëtare. Rikujtojmë se sipas Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë përmbajtja e një pjese nga dispozitat e Konventës së Stambollit dalin jashtë qëllimeve të saj të deklaruara dhe dokumenti nuk është në përshtatje me Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна