Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Radioja bullgare e ka ndërruar shtëpinë e vet katër herë

Автор:

Provat të tregojmë historinë e Radios Kombëtare Bullgare gjatë viteve janë të shumta, por duke u munduar ta bëjmë këtë në mënyrë të sintetizuar, i kalojmë shkarazi disa detaje interesante, të cilat mund të intrigojnë çdo një i cili interesohet për të kaluarën e vendit tonë. Në historinë e vet Radioja Kombëtare u reziston ndryshimeve të shumta, të cilat e kanë transformuar Bullgarinë për shumë herë me radhë gjatë 80 vjetëve të fundit.

Për fillimin e transmetimit të radios në Bullgari konsiderohet ndërtimi i transmetuesit 50 vat nga inxhinieri Georgi Vëllkov gjatë vitit 1929. Dëshira e entuziastëve nga bashkimi i adhuruesve të radios “Radioja amtare” të krijojnë një program të radios është përkrahur dhe nga shteti, i cili iu lejon të përdorin një godinë të vogël në cepin e rrugëve të kryeqytetit “Moskovska” dhe “Benkovski”. Por shumë shpejt pas kësaj bëhet e qartë se teknika ekzistuese është e pamjaftueshme, që të mund të arrihet programi deri tek publiku i gjerë dhe një ekip prej inxhinierësh vendas fillon përpjekjet për krijimin e një transmetuesi më të fuqishëm. Problem janë dhe kushtet e punës, me qenë se ekipi i programit shtohet, kurse godina shumë shpejt bëhet e ngushtë. Prandaj me leje të shtetit, adhuruesit e radios, të cilët në pjesën më të madhe janë amatorë, zhvendosen dhe zënë një kat të tërë nga godina në rrugën “Moskovska” numër 19.

Godina në rrugën “Moskovska” (në fund në të djathtë)

Pas kthimit të transmetimit të radios në një monopol shtetëror me dekret të Mbretit Boris III gjatë vitit 1935, zhvillimi i radios bullgare  vazhdon me hapa të shpejtë. Përveç programit në gjuhën bullgare, që nga viti 1936, fillojnë të transmetohen dhe emisione për jashtë - fillimisht në esperanto, kurse disa muaj më vonë dhe në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht, të njohur sot nën emrin Radio Bullgaria.

Në periudhën 1938-1941 përveç me një teknikë të re, nëpunësit e radios pajisen dhe me një godinë shumë të madhe, në adresën e tanishme të institucionit – bulevardi “Dragan Cankov” numër 4.

Gjatë asaj kohe që aty ka filluar zona e vilave e Sofjes. Pas bombardimeve të kryeqytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat shkatërrojnë dhe godinën e re të sapondërtuar, fillon dhe rimëkëmbja e saj e shpejtë. Por, del se sipërfaqja e saj e përgjithshme prej 2300 metrave katrore nuk është e mjaftueshme. Në fund të viteve 60 kryetari i atëhershëm i Komitetit për Radio dhe Televizion Todor Stojanov, fillon të kërkojë rrugëdalje nga problemi i lindur. Për zgjidhjen e tij ndihmon shoku i tij – arkitekti Gjeorgji Stoillov, i cili gjatë asaj kohe është kryetar bashkie i Sofjes. Në kujtimet e tij arkitekti tregon:

Erdhi shoku im Todor Stojanov dhe më tha – jepmë, të lutem, ambiente, sepse ne nga Radio Sofja u shtuam jashtëzakonisht shumë. Gazetarët tanë punojnë nga tre-katër veta në një tavolinë. I thash se nuk ka mundësi, meqenëse të gjitha godinat administrative, të ndërtuara më përpara, janë të zëna. I shkova për vizitë që të shohim njëri-tjetrin në godinën e vjetër të radios dhe pash se midis saj dhe Fakultetit të Agronomisë ka një hapësirë bosh. I thash të ndërtojë në të. Ai më luti që të bëj një projekt, sepse atëherë në qoftë se kishte plan, menjëherë e përfshinin në planin e zhvillimit urban. E bëra planin, ai e çoi në Komitetin e Planifikimit dhe kështu na lejuan ndërtimin.”

Ideja për konstruksionin specifik të godinës, që ngrihet në formën e një piramide të kthyer, vjen nga shtëpitë bullgare nga periudha e Rilindjes, ku katet e sipërme dalin pak më përpara mbi ato më poshtë. Gërmimi i parë i shtëpisë së re të medies është bërë më 17 gusht 1970. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur incizimi dokumentar, në të cilin kryetari i Komitetit për Radio dhe Televizion Todor Stojanov e përcakton ditën si të paharrueshme  dhe të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit, sepse:

Që të gjithë të cilët e njohin jetën e radios dhe detyrat e saj, në mënyrë të shkëlqyer e kuptojnë se çfarë do të thotë për ne gërmimi i parë i themeleve të godinës së re. Prandaj nuk do të tingëllojë e tepruar në qoftë se them se për ne, dita e hënë 18.08.1970, shënon fillimin e një ndërtimi, i cili do të krijojë  kushte të reja dhe premisa teknike për një zhvillim më efektiv të radios, e cila ka hyrë thellë në jetën e kombit.”

Godina e re e radios bullgare është ndërtuar për një afat shumë të shkurtër kohe dhe nëpunësit e radios hyjnë në të gjatë vitit 1972. Ndërkohë ajo kthehet në një radio me shumë programe, 3 prej programeve të së cilës arrijnë në çdo pikë të vendit – “Horizont”, “Hristo Botev” dhe “Orfeu”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv BNR

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна