Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Harta dygjuhësore e itinerareve të verës zbulon bukurinë e rajonit të Mellnikut

Автор:

Që nga Lashtësia vera është një pjesë e rëndësishme e traditave, jetës dhe tryezës së bullgarit. Tokat pjellore dhe klima e moderuar kontinentale tek ne janë shumë të favorshme për rritjen e varieteteve të ndryshme të rrushit – Kabernet, Merlot, Kadarka (Kallmet), Pamid. Bashkë me to ka dhe varietete, të cilat rriten vetëm në rajone të caktuara – “Hardhia e Mellnikut me gjethe të gjera” , “Mellnik 55”, “Mellnik 1300” dhe “Ruen” – të gjithë ato janë karakteristike për Bullgarinë Jugperëndimore.

Pikërisht atje – në rajonin e qytetit Mellnik na çon etja për udhëtime dhe për një gllënjkë të verës së paharrueshme aromatike. Me gotë në dorë dëshira për të mëshuar më shumë për trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore dhe për traditat e prodhimit të verës shtohet. Tani kjo është një gjë e lehtë, sepse vizituesit mund të përdorin hartën “Itineraret e verës të Melnikut”, e cila është shkruar në bullgarisht dhe në anglisht. Informacioni në të aktualizohet çdo vit, sepse gjithnjë e më shumë prodhues të verërave tregojnë interes dhe dëshirojnë të përfshihen në hartë. Mbi të janë shënuar të gjitha kantinat dhe sipërfaqet me hardhi. Ofrohet falas në evente të ndryshme të specializuara për verëra dhe në qendrat turistike në Sofje dhe në Bansko. Çfarë tjetër mund të mësojmë nga “Itineraret e verës”, na tregon Milica Zikatanova:

Milica ZikatanovaHarta tregon dhe objektet më interesante kulturore, historike dhe kulturore në rajon midis qyteteve Sandanski, Petriç dhe Mellnik. Shumë interesante janë monumentet fetare. Na vizitojnë shumë njerëz, të cilët interesohen për Manastirin e fshatit Rozhen, për kishën “Shën Petka e Bullgarisë” në vendin Rupite, kishën “Shën Gjergji” në fshatin Zllatolist dhe për legjendën për Stojnën e Përnderuar. Kuriozitetet natyrore që shihen në hartë janë Parku Natyror Pirin, ujëvara “Skoka” pranë vendbanimi mistik Ljubovishte etj. Nga objektet historike do të përmend qytetin e lashtë Heraklea Sintika afër Petriçit. Adhuruesit e historisë mund të vizitojnë gjithashtu muzeun arkeologjik në Sandanski dhe akoma shumë vende të tjera kureshtare. Ky është një rajon i përshtatshëm për ekskursione të shkurtra në fundjavë, apo për udhëtime më të gjata”.

Ndër objektet e përfshira në “Itineraret e verës” janë Muzeu i verës në Melnik, Shëpia Kordopulova, e ndërtuar në vitin 1754 nga një nga fiset më të mëdha – prodhues dhe tregtarë të verërave. Duket se cilësia e pijes së tyre ka qenë shumë e mirë, sepse e kanë shitur atë në Vjenë, Budapest, Venicë dhe Paris. Sipas Milicës në qytet vijnë turistë nga tërë bota. Më i madh është numri i bullgarëve dhe rumunëve, të cilët zakonisht e vizitojnë atë si pjesë e udhëtimit të tyre më të gjatë deri në Greqi. Dhe në shumicën e rasteve ata përsëri kthehen në rajon – për shkak të natyrës mahnitëse dhe për shkak të burimeve të shumta minerale. Vetëm në Sandanski dhe afër tij numri i tyre është 80.

Po të kemi provokuar interesin tuaj dhe në se ndiheni të lodhur nga e përditshmja rraskapitëse, ndoshta keni nevojë pikërisht për një udhëtim deri në një nga pjesët më të bukura të Bullgarisë – rajonin jugperëndimor. Dhe çfarë arsye më të përshtatshme mund të zgjidhni sesa festa e verës dhe dashurisë 14-shkurt! Me siguri qyteza më e vogël në Bullgari – Mellnik do t’ju mirëpresë dhe do t’ju magjepsë në një mënyrë unike, kurse në ditët nga 14 deri më 17 shkurt kantinat atje do të hapin dyert e tyre për vizituesit. Janë parashikuar demonstrime të krasitjes tradicionale të hardhive dhe degustime, treg të prodhimeve vendase me program të pasur folklorik.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES dhe arkiv

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна