Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Bullgari Papa Françesku u takua me fëmijë nga një qendër refugjatësh në Sofje, të cilët e përshëndetën me një program të përgatitur posaçërisht për rastin. Ati i Shenjtë falënderoi për mikpritjen dhe për këngët e bukura, shprehu keqardhje për rrugën e vështirë të fëmijëve, të përmbushur me shumë dhimbje, sepse është dashur që të ikin dhe të largohen nga atdheu i tyre dhe të kërkojnë një atdhe të ri, dhe uroi që Zoti t'i bekojë ata si dhe të gjithë bashkatdhetarët e tyre. Nga Sofja Papa do të niset për në qytetin Rakovski në Bullgarinë Jugore , ku gjendet bashkësia më e madhe katolike në vend.