Bullgaria dhe Kina vendosin partneritet strategjik, pohuan krerët shtetërorë të të dyja vendeve – Rumen Radev dhe Xi Jinping në takimin e tyre në kuadër të vizitës shtetërore të presidentit bullgar në Kinë. “Sot kur shënojmë 70-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet bilaterale janë shumë të mira” tha Xi Jinping. Në një deklaratë të përbashkët palët pohuan vullnet të mirë për përforcimin e bashkëpunimit praktik në tregti, investime, infrastrukturë, tregtinë elektronike etj., për zbatimin e qëllimeve të Memorandumit të mirëkuptimit dhe për realizimin e nismës “Një brez, një rrugë” që duhet të sjellë dobi reciproke. Në Pekin Redevi hapi forumin ekonomik Bulëlgari-Kinë me pjesëmarrjen e dhjetëra përfaqësuesve të kompanive kuineze.