Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova nga partia në pushtet GERB deklaroi zyrtarisht se do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore më 27 tetor. Fandëkova shpalli tri prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm. Me prioritet do të jetë puna aktive në lagjet e largëta dhe rrugët e vogla, në hapësirat e përbashkëta midis pallateve dhe ndërtimi i parkingjeve. Në vend të dytë është kthimi i Sofjes në një qytet të gjelbër dhe të pastër me anë të unazës së gjelbër rreth e rrotull qytetit dhe tetë parqeve të reja. Dhe detyra e saj e tretë do të jetë digjitalizimi i kryeqytetit.
Jordanka Fandëkova është kryetare e bashkisë së Sofjes që nga viti 2009. Gjatë vitit të fundit ajo pëson kritika të ashpra për shkak të problemeve të shumta të lidhura me rinovimet dhe meremetimet në qendrën e kryeqytetit.