Kryeministri Bojko Borisov mori gradën 9 dan dhe brez të zi të taekwondosë, informoi Agjencia “Fokus”. Kjo u bë në kuadrin e vizitës së tij në selinë botërore të këtij arti marcial “Kukion”, e cila është pjesë e programit të tij zyrtar në Republikën e Koresë së Jugut. Borisovi falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar ndaj tij. Ai nënvizoi vlerën e parimeve të taekwondosë, posaçërisht për njerëzit e rinj: “Kur je më i fortë t’i pranosh me qetësi tiparet e dobëta të të tjerëve, ta përdorësh forcën për paqe, gjithmonë t’i japësh mundësi rivalit, të respektosh hierarkinë dhe disiplinën, të jesh më kritik ndaj vetes dhe më i butë ndaj të tjerëve, të mos trembesh”.