Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Снимка: BGNES

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të fortifikuar Starzhin në territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut.

Pasi Bullgaria ka qenë detyruar të hyjë në aleancë me Gjermaninë naziste, që nga shtatori i vitit 1944 ushtarët bullgarë kanë filluar të luftojnë bashkë me koalicionin kundërnazist për vend të denjë në botën pasluftarake.

Beteja për Starzhin ka qenë e ashpër, kundër një rivali tepër të fortë. Kundër bullgarëve ka qenë një divizion elitar i Vermahtit me parashutistë ushtarakë.Rreshteri Nikolla Paskalev e ka bërë një nga bëmat më të mëdha në historinë ushtarake bullgare. Pasi ka mbetur pa municione dhe i plagosur keq, ai ka hyrë në bunkerin gjerman, duke shpërthyer aty brenda një granatë. Bunkeri është asgjësuar dhe bullgarët kanë vazhduar sulmin e tyre.

Sot 18 tetor është një ditë për kujtime emocionuese, rite ushtarake dhe lutje në kujtim të të vdekurve.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна