Fondacioni „Trakia” iu drejtua UNESKO-së për ndihmë urgjente teknike për shkak të përpjekjeve për sekuestrim “të paligjshëm” (sipas fondacionit) të koleksionit privat të Vasill Boshkovit. Vasill Boshkov është “bosi i lojërave të fatit”, një nga bullgarët më të pasur, dhe me kërkesë të Prokurorisë bullgare është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ekspertët tanë tashmë punojnë mbi këtë çështje dhe brenda afateve të shkurtra kohore do të dërgojmë ekipe”, ka deklaruar në telefon drejtori i Zyrës për Rruajtjen e Trashëgimisë Kulturore pranë UNESKO-së, informojnë nga fondacioni, pronari i të cilit është Vasill Bozhkov.
Në se ekspertët e UNESKO-së pohojnë se nuk janë plotësuar procedurat dhe standardet ndërkombëtare, koleksioni, në të cilin ka mbi 2700 artefakte, nuk do të mund të zhvendoset, pohojnë nga fondacioni “Trakia”.