Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëron bullgarët, të cilët planifikojnë të udhëtojnë në Izrael se në territorin e shtetit hebrenj kanë të drejtën të hyjnë vetëm të huaj, të cilët mund të provojnë se kanë mundësi të izolohen për një afat 14-ditor pas mbërritjes në vend.
Njerëzit e tjerë, të cilët nuk mund të garantojnë se do të respektojnë kushtete e karantinës, do të kthehen në vendet nga kanë ardhur me fluturimin e pare të mundshëm. Hotelet nuk i plotësojnë kërkesat e autoriteteve vendase për një vend të përshtatshëm për izolim.
Shtetasit bullgarë në Izrael duhet të kërkojnë konfirmim nga kompania përkatëse ajrore, në se biletat e tyre për kthim në Bullgari mbeten të vlefshme, këshillojnë nga Ministria e Jashtme. MPJ-ja paralajmëron se mund të pritet ndërprerja e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare deri në Izrael. Kështu ata, të cilët ndodhen në territorin e shtetit nuk do të mund të dalin nga Izraeli për një periudhë të papërcaktuar.