Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Viktima e parë e koronavirusit në Bullgari, është regjistruar rasti i 7-të

Снимка: EPA/BGNES

Gruaja 66-vjeçare, e cila të martën ishte hospitalizuar në Sofje në gjendje shumë të rëndë dhe me rezultat pozitiv për COVID-19 ka vdekur. Ajo ka pasur probleme kronike të zemrës dhe para pak kohe i është nënshtruar një operacioni. Pacientja është pranuar në spital me pneumoni të të dy mushkërive. 

Është regjistruar rasti i 7-të i të prekurit nga COVID-19, informuan nga shtabi i posaçëm për koronavirusin. Bëhet fjalë për një mjeke 62-vjeçare. Në Bullgari ajo nuk ka punuar me pacientë. Për herë të fundit ka qenë në punë më 22 shkurt dhe pastaj ka vizituar Spanjën dhe Anglinë për të marrë pjesë në kongrese të mjekësisë. Gjendja e saj nuk është e rëndë.

Një shtetas i Turqisë ka hyrë në territorin e Bullgarisë në mënyrë ilegale. Ai është ndaluar në rajonin e qytetit Svilengrad dhe po ndodhet në spital me dyshime për infektim me koronavirus.  


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна