Fushata “Kapakë për të ardhmen” përsëri bashkoi mijëra njerëz. Gjatë fundjavës së fundit u mblodhën kapakë prej plastmase, të cilat peshojnë disa tonë, në 15 qytete të vendit, komentoi para BNT-së Llazar Radkov, një prej organizatorëve. Sivjet vëzhgohet një interes relativisht më i lartë.
Grumbullimi në masë i kapakëve prej plastmase filloi në vitin 2017 në ndihmë të fëmijëve që kanë lindur paraprakisht dhe tashmë ka siguruar inkubatorë në spitalet e 22 qyteteve. Sivjet do të sigurohen pajisje të tjera mjekësore. Që nga fillimi i vitit ndihmë kanë marrë 10 spitale. Në fillim të korrikut pritet që të organizohet një aksion në Sofje.