Afaristët e akuzuar Vasill Bozhkov dhe Cvetan Vasilev, të cilët gjenden jashtë shtetit, janë në kontakt me politikanë “të ndershëm” dhe “gazetarë” të lirë, që ta sabotojnë punën e sistemit të drejtësisë të Bullgarisë. Këtë e shpalli në një briefng Sijka Mileva - zëdhënëse e Kryeprokurorit të Bullgarisë Ivan Geshev, dhe shtoi: “Jemi dëshmitarë se si ata bëjnë përpjekje, që të asgjësojnë pavarësinë e organeve hetuese, duke provuar për ta ruajtur të vjedhurin nga populli.”
Pak më vonë prokuroria publikoi incizime të bëra me mjete të posaçme hetuese të bisedimeve të Vasill Bozkovit, i cili fshihet në Dubai, me një gazetar dhe një politikan, sipas të cilëve prapa protestave rri pikërisht Bozhkovi.