Lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov tha, se koalicioni në pushtet ka vendosur të ulë në mënyrë të konsiderueshme paratë për rezervën e ftohtë. Sipas tij shteti dyshon se shpërdorohet me mjetet të cilat paguhen për mirëmbajtjen e rezervës. Ai sqaroi se shteti paguan milionë kundrejt të cilëve disa prodhues të energjisë nuk mund të sigurojnë përfshirje të kapaciteteve suplementare në rast avarish. Sipas tij rezerva e ftohtë është një formë e harxhimit të buxhetit shtetëror.
Ndër ata që mbajnë rezervë të ftohtë është edhe Termocentrali “Varnë”, pronë e kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ahmed Dogan.