“Shën Sofja” në Stamboll ka vlerë universale. Ajo duhet të vazhdojë të jetë pjesë e shumëllojshmërisë së trashëgimisë fetare, kulturore dhe historike. Do të bëjmë çmos që të ruhen simbolet e krishtera në tempull dhe kthimi i katedrales në xhami të mos i asgjësojë krejtësisht, tha Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva në përgjigje të një pyetjeje parlamentare.
Para kishës “Shën Sofja” në Sofje qytetarë bullgarë thirrën një protestë në drekë kundër lutjes së parë myslimane në “Shën Sofja” në Stamboll. Nuk e pranojmë argumentin se ky është problem i brendshëm i Turqisë, deklarojnë organizatorët e aktivitetit cituar nga agjencia BGNES.