Komisioni Evropian miratoi subvencionimin e fluturimeve çarter të organizuara nga operatorët turistikë deri në Bullgari, njoftoi Ministria e Turizmit. Kjo do të ndihmojë një nga sektorët më të prekur – turizmi. Subvencionimi është 35 euro për çdo vend të turistit për fluturim me kapacitet minimum 100 vende. Sipas ministres së re të turizmit Marijana Nikollova subvencionimi do të shtojë interesin e operatorëve të huaj turistikë ndaj Bullgarisë.