Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Valeri Simeonov: Bojko Borisov mbetet kryeministër

Valeri Simeonov
Снимка: BGNES

Qeveria mbetet, kryeministri Bojko Borisov – gjithashtu. Me këto fjalë lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov iu përgjigj në telefon pyetjeve të gazetarëve pas këshillit të sotëm të koalicionit në pushtet, bëri të ditur reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova.

Liderët e GERB-it, VMRO-s dhe Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) shqyrtuan variantin për dalje nga situata pasi dje Kryeministri Bojko Borisov shprehu gatishmëri për të dhënë dorëheqje si kryeministër, ndërsa qeveria ta vazhdojë punën e vet.

Më herët sot në një intervistë televizive Kryeministri Tomisllav Donçev shënoi se ka një variant për dorëheqje të qeverisë në fund të shtatorit, pasi Parlamenti miraton ligjet e domosdoshme për përballimin e krizës.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна