700 prokurorë dhe hetues do të takohen ditën e hënë në një mbledhje kombëtare, që të shqyrtojnë temën “Mbrojtja e pavarësisë së prokurorisë buullgare me qëllim parandalimin e riskut nga shelja e rëndë e superioritetit të ligjit në përputhje me nenin 7 të Marrëveshjes për Bashkimin Evropian” . Procedura sipas nenit 7 synon të mbrojë vlerat evropiane dhe mund të arrihet në vendosjen e sanksioneve ndaj ndonjë shteti të veçantë në rast shkeljeje.
Shkasi për thirrjen e mbledhjes është deklarata e Kolegjiumit të Prokurorisë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas së cilës mbi magjistratë ka presion politik dhe bëhen prova për shkeljen e pavarësisë dhe njollosjen e emrit të tyre, si dhe për shkeljen e superioritetit të ligjit dhe të parimit të ndarjes së pushteteve.