Deri më 10 nëntor duhet të arrihet një vendim kompromisi, i cili t’i kënaqë edhe të dyja palat, tha Kryeministri Bojko Borisov para Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili është për vizitë në Sofje.
Istoria duhet të jetë urë e miqësisë dhe e afërsisë dhe jo një urë e thyer, në të cilën të mos mund të kalojë Maqedonia e Veriut. Do të jetë një mëkat kundër historisë në qoftë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk e gjejnë kompromisin. Nuk do të na kuptojë tërë bota, tha Bojko Borisov me rastin e kundërshtimeve për historinë e përbashkët mes dy vendeve tona.
Jam shumë i shqetësuar për përfshirjen e Organizatës së Bashkuar Maqedonase Ilinden dhe të “minoritetit maqedonas” në Bullgari në një rezolutë politike të Parlamentit Evropian. Kjo nuk është aspak e dobishme në këtë moment, tha gjithashtu Kryeministri Borisov.