Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

7 ide për shëtitje rreth qytetit Velingrad

Автор:
Снимка: Veneta Nikollova

Shikoni propozimet tona sesi të gërshetoni shëtitjen tuaj shëndetësore në qytetin Velingrad, i cili është afirmuar si një spa-kryeqytet i Ballkanit, që njiheni me malet e shkëlqyera Rodopi dhe kureshtjet dhe atraksionet aty pranë:

Vizitoni liqenin Kleptuza

Burimi më i madh karstik në Bullgari formon një liqen piktoresk në rrethinat e Velingradit. Rajoni është shpallur një zonë e mbrojtur për shkak të 285 llojeve të bimëve të cilat burojnë, dhe është kthyer në një simbol të qytetit. Në liqen  rriten pata, kurse në bregun e tij ka disa restorante. Mund të shëtisni nëpër urën prej druri mbi liqen ose mes gjelbërimit të parkut Kleptuza, shikoni kishën “Shën Ilija”, shijoni ajrin e pastër dhe ujin e kristaltë ose i bini rreth e qark liqenit me të njëjtin emër.

Hipni në trenin e vogël në stacionin hekurudhor në qytetin Velingrad

Përpara ca kohe linja me trase të ngushtë nëpër itinerarin Dobrinishte-Septemvri hyri në klasifikimin “Gardian” për  udhëtime më piktoreske me tren në Evropë. Treni lëviz shumë ngadalë rreth disa nga skajet më të bukura të Rodopeve, të maleve Pirin dhe Rilla. Ndalon në Avramovo - stacioni hekurudhor i vendosur më lart në Ballkan /1267,4 metra mbi nivelin e detit/. Vende vende linja hekurudhore bën dredhime piktoreske në formë tetëshe, kurse pamjet  nëpër të gjithë rrugën janë të paharrueshme!  

Realizoni një shëtitje deri në kështjellën “Cepina”

Në periudhën mesjetare këtu është ngritur një qytet përrallor me kalanë e pathyeshme e despotit Aleksij Sllav. Kjo është një nga ngurtësirat e fundit bullgare, e cila bie nën sundimin osman. Sot nga “Cepina” janë ruajtur murët e trashë , pjesë nga godinat e dikurshme dhe gjurmët e tre kishave. Deri tek kështjella ju çon një rrugicë piktoreske, nga e cila hapet një pamje e shkëlqyer drejt kodrave të malit Rodopi.

Drejtohuni “sy më sy” me një mastodon në madhësi reale

Po, kjo është e mundur në të ashtuquajturin Park Pliocenski rreth fshatit Dorkovo. Muzeu jo standard ringjall një botë të humbur që përpara 5 milionë vjetëve. Kurse “qershia e tortës” në të është restaurimi gjigant i një mastodoni të vërtetë, i cili është si i gjallë. Përpara viteve disa arkeologë në rajon ndeshen me një depozitë të madhe kockash të llojeve të kafshëve të cilët prej kohe janë të fshirë nga historia. Kështu lind iniciativa për një muze tepër të veçantë, i cili është kthyer në një atraksion vendas.

Shikoni “qilimat mbretërore” të Kostandovos

Fshati lavdërohet me repartin e vet për qilima të punuara në dorë në bazë të teknologjive të vjetra - ato janë një krijim i vërtetë artistik. Qilimat punohen me porosi dhe eksportohen në të gjithë botën, përfshi dhe për pallatin mbretëror anglez. Përveç rezidencës verore të mbretëreshës Viktoria në ishullin Ozbërn, qilima nga Kostandovoja zbukurojnë kështjellën  Alnwick, në të cilën është xhiruar një pjesë nga filmi “Harry Potter”, muzeu “Albertina” në Vjenë e të tjerë. Reparti në Kostandovo pret turistë, disponon gjithashtu një ekspozitë të vogël muzeore.

Mund të merrni një gllënjkë ajër të pastër shërues në vendin “Jundolla”


Jundolla përbën një livadhe të gjerë mes  pyjeve halore në 1400 metra. Në rajon propozohet hipizëm me kuaj, qitje me hark e të tjera, kurse gjatë dimrit mund të ngisni ski. Klima është shumë e mirë dhe e përshtatshme për njerëz me sëmundje të mushkërive dhe të veshkave. Që këtu fillojnë itineraret e shkëlqyera malore, të cilat të çojnë deri në malin përball Rilla. Shikoni dhe banakët e formuar rreth e qark fushës ku propozohet një reçel i bërë në shtëpi prej boronicash, djathë, kaçkavall dhe gjëra të tjera të shijshme një prodhim shtëpiak.

Njihuni me sekretet e “Lepenicas”

Shpella është marramendëse me  stalaktitet dhe stalagmitet  e veta . Në të janë zbuluar dhe perla shpellore. Interesantja është se ajo është në 3 kate. Përmes katit të poshtëm rrjedh një lum nëntokësor, kurse në katin e dytë, gjatë një kohe me shi, formohen 4 liqene. Kati i tretë është i paarritshëm. “Lepenica” është shpella ku jetojnë 8 lloje të lakuriqëve të natës. Por, duhet të keni parasysh  se në shpellë hyhet vetëm me udhëzues dhe pajisje speciale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova dhe bulgariatravel.org
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна