Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria kërkon garanci me shkrim për ndryshimin e politikës së Shkupit

Karakaçanov dhe Zaharieva
Снимка: BGNES

Bullgaria përkohësisht pezullon mbështetjen e saj për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk do të japë pajtim për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare përderisa nuk do të ketë garanci të qarta për ndryshimin e politikes së Shkupit ndaj vendit me një dokument ligjërisht të detyrueshëm. Këtë e tha zëvendës kryeministrja dhe ministre e jashtme Ekaterina Zaharieva në Parlament.

Zëvendës kryeministri Krasimir Karakaçanov shtoi se alternativa para Maqedonisë së Veriut është të ndryshojë qëndrimin e vet ose të ripërtërijë skenarin e pritjes së gjatë 28 vjeçare përderisa arriti marrëveshje me Greqinë.

Në mbledhjen qeveritare Kryeministri Bojko Borisov tha se Bullgaria ka dëshirë që fqinjët nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe miqtë nga Ballkani Perëndimor të aderohen me BE-në. Mirëpo, në Shkupi nuk treguan përkushtim duke menduar se me presion dhe lobim mund ta detyrojnë Bullgarinë të ndryshojë pozitën e vet. “Pozita bullgare është parimore dhe pasqyron pritjet e të gjithë shtetasve bullgarë. Jemi gati të vazhdojmë bisedimet për të zbatuar Marrëveshjen e Fqinjësisë”, shtoi Borisovi.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна