Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministri i shëndetësisë propozon shtrëngimin e masave kundër Covid-19

Снимка: BGNES

Niveli i të infektuarve me koronavirus javët e fundit dikton domosdoshmërinë e vendosjes së masave suplementare kufizuese. Përndryshe sistemi shëndetësor nuk do të mbijetojë. Këtë e tha në një brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas një takimi te kryeministri Bojko Borisov. Ndër masat e propozuara nga ministër Angellov janë:

-  Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike me 4 muaj – deri në fund të marsit 2021;

-  Ndërprerja e frekuentimit të orëve mësimore, praktikave dhe shtazëve në të gjitha universitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, si dhe veprimtaritë jashtë klasës;

-  Pezullimi i të gjitha veprimtarive kolektive sportive, kongreseve, konferencave, seminareve dhe kremtimeve private;

-  Zgjatja e ndalimit të frekuentimit të diskotekave dhe të klubeve të natës;

-  Ndërprerja e punës së restoranteve. Restorantet duhet të punojnë vetëm për dërgesat në shtëpi;

-  Pezullimi i punës së të gjitha dyqaneve jo ushqimore duke përfshirë qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të farmacive, ofruesve të shërbimeve postare dhe të pagesave, bankave dhe siguruesve;

- Pezullim i ekskursioneve të brendshme dhe të jashtme. Pa kufizime të punës së transportit urban.

Masat kanë për t’u diskutuar në Këshillin e Ministrave. Në se miratohen kufizimet e propozuara do të hyjnë në fuqi nga e premtja më 27 nëntor.

БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени