Nikollaj Mlladenov e ka refuzuar postin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Libinë, bëri të ditur agjencia Rojters. Deri para pak kohe diplomati bullgar ishte koordinator i OKB-së për Procesin Paqësor të Lindjes së Mesme.
Këshilli i Sigurisë i OKB-së miratoi propozimin e sekretarit të përgjithshëm António Guterres për ta emëruar Mlladenov të dërguar të posaçëm në Libi dhe u mor vendim që norvegjezi Tor Wennesland ta trashëgojë Mlladenovin si i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme. Mirëpo, Nikollaj Mlladenvo e ka informuar sekretarin e përgjithshëm António Guterres se nuk mund ta marrë postin për shkak të “shkaqeve personale dhe familjare”, deklaroi zëdhënësi i OKB-së, transmetoi BTA.