Marrëveshjet me tokë u tkurrën gjatë 2020-ës, ndërsa çmimet u ulën, shpjegoi para programit “Horizont” të BNR-së Stajko Stajkov, kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Tokave Bujqësore. Tërë Bullgaria Lindore pësoi dëme për shkak të thatësirës dhe kjo stresoi tregun në Dobruxha. Çmimet atje janë nën 1000 euro për një dynym. Papritmas çmimet atje u barazuan me ato të tokës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Më e lirë është toka në Bullgarinë Jugore, në Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar. Atje nuk ka shumë oferta dhe në kohën e pandemisë ka zakonisht shitje të jashtëzakonshme.
Kundërshtimet mes organizatave të shumta profesionale pengojnë miratimin e një ligji të ri për tokën. Bullgaria është shteti i vetëm në BE pa Dhomë të Përbashkët Bujqësore, shtoi Stajkov.