Tenistja bullgare Cvetana Pironkova u zgjodh sportiste e vitit e Bullgarisë për vitin 2020. Pironkova e fitoi këtë titull për shkak të kthimit të saj gjatë vjeshtës në fushën e tenisit pas një mungese 3 vjeçare nga sporti.
Akoma në turneun e parë – Kampionati në të Hapur i SHBA-së, ajo u paraqit mrekullueshëm dhe arriti në çerekfinale. Pak pas kësaj arriti në raundin e tretë të “Roland Garros” në Paris.
Gjatë votimit në edicionin e 63 të çmimeve më prestigjioze në sportin bullgar 82 gazetarë nga 40 media i dhanë Pironkovës 732 pikë. Pas saj u radhitën mundësi Edmond Nazarjan me 525 pikë dhe boksieri Kubrat Pulev – me 259 pikë, transmetoi BTA.