Kryeministri Bojko Borisov tha se pajisjet për projektin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”mund të shfrytëzohen për reaktorin e shtatë të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Bullgaria tashmë pagoi 1.3 miliard leva për pajisjet e projektit “Belene”, gjë pas së cilës u përpoq pa sukses t'i shiste Iranit.
Sipas raporteve të ekspertëve nga pikëpamja ekonomike, ekologjike dhe teknike është e mundur që pajisjet e parashikuara për Centralin “Belene” të shfrytëzohen për një kapacitet të ri të Centralit “Kozlloduj”. Sidoqoftë, një veprim i ngjashëm duhet të koordinohet me palën ruse, pasi pajisjet u projektuan nga Kompania Ruse “Rosatom”.
Studimet për ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor në Bullgari nisën në fillim të viteve 70-të dhe saga vazhdon deri më sot.