Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarja Maria Bakallova nuk mori çmimin “Globi i Artë"

Maria Bakallova / Facebook

Bullgarja Maria Bakallova nuk mori çmimin “Globi i Artë” në kategorinë në të cilën ishte nominuar për aktore më të mirë në një komedi.

Çmimin e mori Rosamund Pike për pjesëmarrjen e saj në filmin “I Care a Lot” /“Më intereson shumë”/.

Bakallova është bullgarja e parë me nominim për çmimin e gazetarëve të huaj në Hollivud. Ajo garonte për çmimin duke konkurruar me yje të mëdha, si Michelle Pfeiffer dhe Kate Hudson.

Megjithatë filmi “Borat 2” i Sasha Baron Cohen mori çmimin “Globi i Artë” në kategorinë komedi dhe mjuzikëll, transmetoi BTA.

Pa dyshim Maria Bakallova është ylli në vazhdimin e “Borat”, ku bullgarja luan në rolin e vajzës së gazetarit nga Kazakistani në SHBA Borat Sagdijev – një rol në të cilin mishërohet vetë komiku Sasha Cohen.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна