Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Medalje për gjimnastet bullgare në Kupën Botërore

Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike
Снимка: Anna Nedkova

Dje Ansambli i Bullgarisë fitoi medalje të arta për lojën e tyre me pesë topa dhe tri rrethe dhe me dy çifte shkopinjsh në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. Ato u vlerësuan më lart për kombinimin e tyre, të ndjekura nga Japonia dhe Rusia, e cila po merr pjesë me një skuadër klubi.

Borjana Kalejn fitoi tri medalje të arta në finalet me veglat e veçanta – shirit, rreth dhe shkopinj, dhe një medalje të bronztë për kombinimin me top. Katrin Taseva fitoi një medalje të bronztë për vallen e saj me shkopinj.

Ditën e shtunë ansambli i Bullgarisë i gjimnastikës ritmike fitoi titullin në shumëgarëshin e Kupës Botërore. Skuadra në të cilën bëjnë pjesë Simona Djankova, Madlen Radukanova, Laura Traac, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova mbaroi garën në shumëgarësh me gjithsej 84.350 pikë.

Medaljen e argjendtë e fitoi skuadra e Azerbajxhanit (70.950), ndërsa titullin e bronztë – Japonia (70.650), bëri të ditur sajti Sportal.

Në garën individuale në shumëgarësh bullgarja Borjana Kalejn fitoi një medalje të argjendtë. Për katër programet e saj në dy ditët e garës ajo grumbulloi 98.250 kundrejt 98.450 pikëve të Linoy Ashram nga Izraeli, e cila fitoi medaljen e argjendtë.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна