Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Thirrje për formimin e një shtabi të ri kundër pandemisë

Dr. Ivan Maxharov
Снимка: BGNES

Vakumi duhet të plotësohet sa më shpejt pas shpërbërjes së Shtabit Operativ Kombëtar për luftën kundër pandemisë Covid-19, bëri thirrje kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve, Dr. Ivan Maxharov, para BNT.

Nevojitet një strukturë operative për të monitoruar, analizuar dhe ofruar zgjidhje në këtë situatë, sepse nuk ka prova se virusi është larguar dhe ne po kthehemi në mënyrën tonë normale të jetës.

"Ju e dini se në shtab janë përfshirë ekspertë të ndryshëm dhe atje bëhen modele matematikore," tha dr. Maxharov. Sipas tij, nëse Ministria e Shëndetësisë përkohësisht e ndërmerr këtë detyrë, duhet të jetë për një kohë të shkurtër dhe sa më shpejt të jetë e mundur të krijohet një strukturë e re.


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна